Siri, ushtria e Turqisë shpall marrjen e kontrollit të al-Bab

ushtria-turke

Zëvendës-kryeministri turk Numan Kurtulmus tha sot në këshillin e ministrave të Ankarasë se së shpejti do të nisë ofensiva kundër pasionit të fundit sirian të ISIS, Raka, pas marrjes së kontrollit të plotë të qytezës al-Bab, e cila po spastrohet nga militantët. “Ne mund të përdorim të njëjtin model në Raka. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë popullsinë lokale që ajo të mos mbetet në duart e organizatave terroriste”, tha Kurtulmus. Kryeministri Binali Yildirim gjithashtu konfirmoi se situata në al-Bab është tashmë nën kontroll, teksa vazhdojnë operacionet për spastrimin e qytetit nga terroristët.

Më tej Yildirim tha se SHBA ka premtuar çlirimin e qytetit Manbij nga forcat kurde të YPG, por premtimi i tyre nuk po realizohet. Ankara i konsideron grupet kurde YPG, si pjesë e organizatës kriminale Partia Punëtore Kurde, e cila ka kryer një seri sulmesh terroriste brenda Turqisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kim Kardashian kritikohet nga fansat

Për të tërhequr vëmendjen nga vajza e saj e tretë e cila...
Read More