“Sita” e vetingut, KPK: Gjyqtari Besim Trezhnjeva ka fshehur pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore me gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva. Ai është dhe kandidat për KLGJ.

Sipas KPK, Trezhnjeva ka fshehur pasurinë, pasi deklarimi që ai ka bërë nuk përputhet. KPK shprehet se Trezhnjeva nuk i justifikon pasuritë dhe ka kryer deklaratë të rreme. 

Trupa gjykuese do të përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.

Por cila është pasuria e Besim Trezhnjevës?

Sipas të dhënave të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, (të administruara nga Reporter.al) gjyqtari Trezhnjeva zotëronte një pasuri familjare me vlerë 9.1 milionë lekë në vitin 2003 (atëherë kur filloi edhe punën), ndërsa në vitin 2014 kjo pasuri ka arritur në 39 milionë lekë. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare nga viti 2003 deri në vitin 2014 ka qenë 2.7 milionë lekë.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga zoti Trezhnjeva e kanë origjinën në 49.6 % nga paga e tij për shkak të detyrës dhe 50.4 % nga aktiviteti privat i bashkëshortes, e cila zotëron një farmaci.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, raporti i ILDKPI paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit.

Nga 11 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, dy deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifikuar prej 4.1 milionë lekësh.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pse ngurron Gjermania t’i bashkohet aleatëve në sulme?

  Nga Jens Thurau, Deutsche Welle Që nga Siria, Iraku, e deri te...
Read More