Situata në Afganistan drejt përkeqësimit

afganistan

Krerët e agjencive amerikane të zbulimit bën një vlerësim pesimist të enjten për situatën e sigurisë në Afganistan, ku qeveria amerikane është duke planifikuar të dërgojë trupa për të luftuar ekstremistët islamikë.

“Situata politike dhe e sigurisë në Afganistan është e sigurt se do të përkeqësohet gjatë vitit 2018, madje edhe me një rritje modeste në ndihmë ushtarake nga SHBA dhe partnerët e saj,”, tha Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Dan Coats në një seancë të Senatit të Komitetit për Inteligjencë.

“Afganistani do të luftojë varësinë e saj nga mbështetja nga jashtë deri sa të mund ta frenojë vet kryengritjen, ose të arrijë një marrëveshje paqeje me talebanët “, iu tha Coats ligjvënësve gjatë prezantimit të një vlerësimi vjetor të kërcënimeve të sigurisë kombëtare amerikane.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë luftuar në Afganistan për gati 16 vjet, duke e bërë atë luftën më të gjatë të Amerikës, por situata mbetet e bllokuar.

Kreu i Agjencisë Inteligjente të Mbrojtjes,Gjeneral Vincent Stewart, tha se nëse situata nuk do të adresohej, aleanca e udhëhequr nga SHBA do të rrezikojë të humbas arritjet që janë bërë gjatë një konflikti të gjatë.

“Këto përpjekje të reja do të përfshijnë dërgimin e këshilltarëve të NATO-s dhe SHBA-së në nivele brigadash dhe batalionesh për të ndihmuar komandantët afgan të koordinojnë lëvizjet e trupave me artileri, inteligjencë apo mbështetje të afërt ajrore, ka thënë ai.

Talebanët, të cilët për herë të parë u shfaqën në mes të viteve të ’90-a në jug të Afganistanit, arritën ta pushtojnë pjesën më të madhe të vendit deri në vitin 2001 kur ata ranë me ndihmën e një sërë xhihadistëve të huaj, përfshirë pakistanezë, sauditë dhe çeçenë.

Mirëpo, ata po e rimarrin veten dhe vazhdojnë të forcohen. Talebanët me gjasë do të korrin fitore veçanërisht në zonat rurale – citon Coates-in Assossiated Press duke shtuar se përpjekjet për të forcuar ushtrinë lokale kanë qenë pak të frytshme dhe se performanca e forcave afgane ka gjasa të përkeqësohet.

Amerika ka rreth 8,400 trupa në Afganistan. Shumica i përkasin misionit të NATO-s për të trajnuar dhe këshilluar forcat partnere afgane që luftojnë talebanët.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar për herë të parë bombën më të madhe jo-bërthamore në Afganistan, që kishte cak një grupim të Shtetit Islamik.

Shkruar Nga
More from Revista User

Fier, burri tenton të godasë gruan me kaçavidë në sy të vajzës

Në një familje në Fier ka ndodhur një episod i rëndë dhune....
Read More