Situata nga zjarret, në 24 orë 10 vatra në të gjithë vendin

Temperaturat e larta vijojnë të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit duke shtuar kështu rrezikun e zjarreve.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 10 vatra zjarri janë shfaqur në qarkun e Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Dibrës, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit dhe Korçës.

Forcat zjarrfikëse së bashku me ato të ushtrisë, pyjores dhe pushtetin vendor kanë ndërhyrë për të vendosur nën kontroll flakët.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se në operacione janë angazhuar 102 zjarrfikës me 21 mjete, 60 ushtarë, 32 forca vullnetare si dhe helikopterë.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Situata në secilin qark

QARKU BERAT
•Në malin “Partizani”, Berat, kanë rënë disa vatra zjarri të cilat u përhapën me shpejtësi edhe nga era e fortë. Zjarret përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë por nuk kanë mundur të shuajnë flakët. Pas ndërhyrjes në orët e para të mëngjesit të një helikopteri është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 40 ha me shkurre.

QARKU VLORË
• Zjarri i nisur para tre ditësh në malin Mile në Konispoli ka vazhduar edhe gjatë natës dhe vetëm sot në mëngjes vatrat janë shtuar. Forcat dhe mjetet nuk kanë mund të ndërhyjnë nga toka sepse terreni ishte tepër i thyer. Zjarri ka rrezikuar disa banesa. Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter zjarri është shuar.

QARKU GJIROKASTËR
• Në fshatin Asim Zeneli, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë zonës së banuar. Zjarrfikëset e Gjirokastrës kanë ndërhyrë dhe pas një pune të vështirë kanë shuar plotësisht zjarrin. Si pasojë u dogjën 40 ha shkurre dhe ferra.

QARKU DIBËR
• Vazhdon operacioni për shuarjen e zjarrit , në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, Bulqizë, në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pemë ahu. Për të shuar zjarrin zjarrfikëset kanë përdorur mjete rrethanore, sepse terreni ishte i thyer. Me gjithë punën intensive nuk është arritur që zjarri të shuhet plotësisht. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha më shkurre dhe pemë ahu dhe pishe.

• Zjarri i rënë në fshatin Llapushë, Klos është shuar plotësisht pas një pune të gjatë të zjarrfikësve të Burrelit me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre, dushk dhe pisha të ulëta.

QARKU LEZHË
• Në fshatin Nënshejt, Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha e cila ndodhej pranë një zone të banuar. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 20 ha me shkurre dhe pisha.

QARKU SHKODËR
• Forca të zjarrfikësve dhe ato të ushtrisë kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për shuarjen e zjarrit të rënë në Postribë, Shkodër. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 50 ha me shkurre dhe pisha.

• Në fshatin Mali Hebaj, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra të cilat rrezikonin disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 30 ha me shkurre.

QARKU KORÇË
• Në fshatin Kodras, Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogjën 2 dynym me shkurre dhe pisha.

QARKU ELBASAN
• Në fshatin Rovje, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 dynym me shkurre dhe disa pisha.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mbi 1 mijë viktima nga uragani Matthew, vendi në panik nga sëmundjet!

Numri i viktimave në Haiti nga uragani Matthew ka arritur në 1...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.