Situatë kritike, Peleshi bën thirrjen e fundit: Largohuni, Vjosa gati të shpërthejë!

Ministrisë i Bujqësisë, Niko Peleshi ka inspektuar nga afër situatën në urën e Mifolit mbi lumin Vjosë. Duke u shprehur se niveli i lumit është pranë pikës kritike, ai tha se prurjet e lumit pritet të rriten.

Ministri Peleshi u bëri apel banorëve që ndodhen pranë shtratit të lumit, përrenjve, apo derdhjes së tyre, që të evakuohen, dhe të largojnë edhe bagëtite.

Sipas ministrit, me rritjen e nivelit të prurjeve, rrezikon që lumi Vjosa të dalë nga shtrati.

“Kemi ardhur këtu të Ura e Mifolit mbi lumin Vjosë. Duhet ta themi se jemi në kufijtë kritikë të nivelit të lumit Vjosë. Por prurjet pritet të rriten. Jemi në një situatë të ngjashme me atë të vitit 2015. Parashikohet një situatë shumë kritike, duhet shmangur katastrofa. I bëj thirrje të gjithë banorëve që janë pranë shtratit të lumit të largohen, të largojnë bagëtitë. Po mundohemi ta mbajmë”, u shpreh ministri Peleshi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Paralizohet Stambolli, anulohen 640 fluturime dhe mbyllet ura e Bosforit

Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë Stambollin kanë bërë te...
Read More