Ska rindërtim pa tranzicion politik në Siri

Vendet që kundërshtojnë presidentin sirian, Bashar al-Assad, thonë se nuk do e mbështesin rindërtimin e Sirisë, derisa nuk ka ndonjë tranzicion politik.

“Ne besojmë se e vetmja rrugë për të ecur tutje është përmes një procesi politik, t’i bëhet e qartë Rusisë, Irakut dhe regjimit të Assad-it, se ne nuk do të mbështesim rindërtimin e Sirisë derisa nuk shohim ndonjë proces politik”, ka thënë Boris Johnson, Sekretari i Jashtëm britanez.

“Kjo nënkupton, tranzicion politik largë nga Assad-i” , tha Johnson pas takimit të aleancës, Miqt e Sirisë.

Ndihmës Sekretari i shtetit amerikan, për Lindjen e Afërt, David Satterfield, tha se të gjithë pjesmarrësit në takim u pajtuan se “ duhet të ketë proces politik nëse duan të ketë përfshirje ndërkombëtare në rindërtimin e Sirisë”.

Rusia dhe Irani kanë mbështetur Assad-in dhe qeverinë e tij me luftën në Siri, që tani ka arritur në vitin e shtatë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Merkel kryetare e CDU për herë të nëntë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është rizgjedhur për herë të nëntë në postin...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.