Skandalet e universitetit publik: Largohet pedagogu, detyronte studentët…

Abuzimet në universitetet publike janë të panumërta.

Po sot më të guximshmit, studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë denoncuar me emër një profesor që i detyron të blejnë libra.

Ata, të mbështetur nga Lëvizja për Universitetin kanë mbajtur një deklaratë për mediat dhe kanë thënë se janë të detyruar të denocojnë profesorin e tyre dhe për të vërtetuar ankesën disponojnë e një peticion me emrat e studentëve të prekur nga ky abuzim.

Mes të tjerash, ata kërkojnë shkarkimin e pedagogut Zenel Shalari, pasi pretendojnë se ai i detyron të blejnë libra në kundravajtje me ligjin.

Sipas tyre, aksioni kundër zhvatjes së organizuar të xhepave të studenteve do të vazhdojë.

Ata i kanë bërë thirrje të gjithë studentëve të universiteteve publike që të bashkohen kundër zhvatjes dhe padrejtësisë, me peticione dhe protesta.

Protesta e tyre ka dhënë fryte, pasi dekanati e ka larguar pedagogun Shalari, duke e zëvendësuar me pedagogë të tjerë.

Ky denoncim vjen një ditë pas arrestimit të profesorëve dhe sekserëve të Universiteti të Elbasanit, të cilët po hetohen për rryshfet në këmbim të notës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mascherano i frikëson të gjithë: Ju tregoj gjendjen e rënduar të Messi-t

  Javier Mascherano thotë se Lionel Messi është i dëshpëruar dhe i...
Read More