Skandali i Facebook, kompania mbyll javën me 58 miliardë dollarë humbje

Facebook ka përfunduar këtë javë me 58 miliardë dollarë më pak, pas skandalit për përdorimin e të dhënave, transmeton BBC.

Themeluesi i këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg, ka kërkuar falje për përdorimin e të dhënave personale që ka prekur 50 milionë përdorues.

Ndërkohë në këtë rrjet social shumë persona e biznese kanë nisur fushatën për fshirjen e llogarive në Facebook. (#deletefacebook).

Reklamuesit si Mozilla apo Commerzbank kanë pezulluar reklamat e tyre në këtë platformë.

Të premten, biznismeni Elon Musk ka mbyllur llogaritë zyrtare të kompanive të tij Tesla dhe SpaceX në Facebook.

Cambridge Analytica, firmë politike konsulente, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për përdorimin e të dhënave të 50 milionë anëtarëve të Facebook-ut, për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Shqipëria po digjet”, shtohen vatrat e zjarrit, EC: 18 vatra në disa qarqe të vendit

Emergjencat civile bëjnë të ditur se janë regjistruar 18 vatra zjarri në...
Read More