Skandali i sigurimeve, 13 bashki në listën e zezë të tatimeve


Tatimet kërkojnë bllokimin e llogarive bankare të njësive vendore pasi nuk kanë paguar sigurimet e punonjësve. 9 nga 61 bashkitë e reja janë kualifikuar borxhlinj të këqij.

Për 13 nga 61 njësitë e reja vendore të krijuara me reformën territoriale problemet e mospagesave të sigurimeve të punonjësve janë një kërcënim deri në faliment financiar. Edhe pse u synua që me krijimin e njësive më të mëdha t’i jepej fund keqadministrimit financiar, kjo nuk ka ndodhur gjatë këtyre dy viteve me bashkitë e reja.

Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve i ka klasifikuar 13 bashki të vendit, ose 21 për qind e totalit të bashkive si borxhlinj të këqij ndaj të cilave do të nisë arkëtimi i detyrimeve me forcë. Sipas të dhënave të tatimeve, 9 nga këto bashki janë kualifikuar si borxhlinj të këqij pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale.

Detyrimet

Bashkitë e kanë krijuar detyrimin e papaguar në tatime kryesisht me mospagesat e sigurimeve shoqërore të stafit e punonjësve. Sjellja në këtë mënyrë e bashkive rrezikon të krijojë probleme të rënda sociale në periudhat e mëvonshme duke rrezikuar pagesat e pensioneve për qindra punonjësit e sotshëm.

Borxhi tatimor është përkeqësuar vitet e fundit, por në veçanti edhe detyrimet e paguara për sigurimet shoqërore. Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve kishte raportuar se në fund të vitit 2016 stoku i borxheve si pagesa të pabëra në kohë për sigurimet shoqërore arriti në 14.1 miliardë lekë.

Nga kjo shumë rreth 2 miliardë lekë janë borxh i krijuar rishtas në vitin 2016. Nga institucionet shtetërore shihet se ka një mungesë korrektese për pagat e sigurimeve nga ndërmarrjet e ujësjellësit, bashkitë dhe disa agjenci rajonale.

Borxhi

Projekti STAR (Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale) në përfundim të 384 raporteve të kontrollit në ish-komunat dhe bashkitë e reja ka zbardhur detyrime të prapambetura në vlerën e 65 milionë eurove në mesin e vitit të kaluar. Ky borxh ka shtuar detyrimet e shtetit shqiptar në të paktën 0,57% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministria e Financave, nga ana tjetër, ka miratuar një plan veprimi që i detyron Bashkitë të shlyejnë detyrimet deri në fund të vitit 2018. Por duke parë se borxhi i krijuar po thellohet tatimet kanë kërcënuar që për disa nga njësitë vendore do të ketë deri në bllokim të llogarive nëse ata nuk paguajnë detyrimet.

Reagimi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas lajmit të borxhit të krijuar nga bashkitë e reja. Sipas tij është koha që të hetojë prokuroria pasi Bashkitë po i mbajnë punonjësit në të zezë. Ish-kryeministri, Sali Berisha, e ka cilësuar një akt kriminal dhe antikushtetues mospagimin  nga bashkitë të sigurimeve shoqërore për punonjësit.

Berisha thotë se, kjo është vepër e vjedhjes, shpërdorimit të buxhetit të shtetit direkt nga drejtuesit për përfitime personale. Si e tillë, ligjet e vendit parashikojnë ndjekje penale për sipërmarrësit privat që mbajnë qoftë dhe dy punëtorë të pasiguruar. Berisha apelon Prokurorinë të vendosë para ligjit drejtuesit vendorë të korruptuar.

Bashkitë Viti i krijimittë detyrimit
1- BASHKIA POLIÇAN  29.03.2012
2-BASHKIA KAVAJE 15.04.2015
3- BASHKIA RROGOZHINE 06.01.2015
4-BASHKIA FUSHE KRUJE 24.11.2014
5- BASHKIA KRUJE 29/06/2017
6 -BASHKIA SHIJAK 23.09.2016
7-BASHKIA DIVJAKE 25.02.2013
8-BASHKIA MEMALIAJ 01.04.2015
9-BASHKIA PERMET 14.01.2014
10-BASHKIA TEPELENE 01.04.2015
11-BASHKIA LIBOHOVE 15.10.2015
12-BASHKIA SUKTH 06.11.2015
13-BASHKIA HIMARE 28.04.2017

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Princi George ka pseudonimin më të admirueshëm për Mbretëreshën, dhe ne nuk ja kishim idenë!

Pavarësisht marrëdhënies me Princin William që në vitin 2003, ndërsa studionte në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.