“Skandaloze: Hashim Thaçi e paska ndarë mendjen të bëjë shkëmbim territoresh me Serbinë”

Opinionisti profesor doktor Binak Maxharraj, ka komentuar zërat e fundit se presidenti i vendit Hashim Thaçi ka biseduar fshehtas me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për shkëmbim territoresh.

Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dëshmi për këtë është deklarata e Thaçit pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Më poshtë reagimi i plotë i tij:

Skandaloze: Hashim Thaçi e paska ndarë mendjen të bëjë shkëmbim territoresh me Serbinë

Është fol e përfol nëpër koluare, në media dhe portale se dy presidentët, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi, janë takuar fshehur dhe se në ato biseda ka dominuar edhe çështja e këmbimit të territoreve. Është ndez edhe opinioni i cili ka reaguar fuqishëm se një gjë të tillë nuk ka të drejtë të bëjë Hashim Thaçi. Dikush besonte e dikush nuk besonte në këto thashetheme.

Por e vërteta doli në shesh tek në takimin e Thaçit me Kancelaren Gjermane Merkel, ku Hashim Thaçi deklaroi së tërhiqet nga ideja për këmbim territoresh pas presionit që i bëri Merkel, që do të thotë së ai me të vërtetë paska biseduar me Vuçiqin për këtë çështje. Po si ka guxim ky njeri që si pret sakica në një vend që të bisedojë pas shpine, fshehtas për fatin e kombit.

Dhe mu për këtë arsye, opozita kundërshton që edhe më tutje Hashim Thaçi t’i udhëheq bisedimet me Serbinë, sepse thjeshtë këtij njeriut nuk i besohet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trupi ynë flet, ja si ta dëgjosh atë që ai ka për të thënë

Të bësh paqe me vetë veten përmes një ndërgjegjësimi të madh të...
Read More