Skena lufte përpara Kuvendit, deputetja e LSI: Më dhunuan

Forcat e policisë janë përplasur me protestuesit.

Ndërkohë një person është shoqëruar nga policia pasi nuk i është bindur urdhërit.

Protestuesit kanë hedhur edhe tymuese, ndërsa kanë ndërhyrë edhe Forcat e Ndihmës së Shpejtë.

Tymuese janë hedhur në drejtim të parlamentit.

Një polic raportohet se është plagosur.

Një protestuese ka humbur ndjenjat.

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi tha se është dhunuar edhe ajo nga forcat e policisë.

“Policia më ka tërhequr zvarrë edhe mua,” tha ajo, duke treguar shenjat e gjakut.

Tensioni i madh dukej edhe kur deputeti socialist, Ulsi Manja po fliste në oborrin e Kuvendit për seancën. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ndërhyri fuqishëm.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bëhuni gati, ky është fundi i mbretërimit të Facebook dhe Google

  Nga Fareed Zakaria – Kur të kthejmë kokën pas në 2017-n, mund...
Read More