‘Skifteri’: Do shohim nëse John Bolton ka ndryshuar mendje për Kosovën

Lajmi se John Bolton është caktuar si këshilltar i ri për sigurinë pranë presidentit amerikan, Donald Trump është pritur me gëzim nga serbët.

Kjo për shkak se ai është shprehur kundër pavarësisë së Kosovës.

“Do të shohim nëse ai ka ndryshuar mendje për Kosovën,” tha Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë.

Ai shtoi se Serbia do ishte vendi ideal për të zhvilluar një takim mes presidentit rus dhe atij amerikan.

Me një koment në Twitter të enjten mbrëma, Presidenti Trump njoftoi se gjeneral-lejtnant H.R. McMaster do të zëvendësohet nga John Bolton, ish-ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara dhe aktualisht analist në kanalin konservator Fox News.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Trump dhe gjenerali McMaster “ranë dakord reciprokisht” që ushtaraku i karrierës të jepte dorëheqjen nga ky post. Zyrtarët thanë se pas tërheqjes, gjenerali McMaster do të dalë në pension.

John Bolton ka qenë prej kohësh një figurë polarizuese në Uashington, i njohur si ‘skifter’.

Ai shihet si njeri i vijës së ashpër dhe që favorizon ndëhyrjet për çështjet e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.

Kohët e fundit zoti Bolton është shprehur që SHBA të godasin të parat Korenë e Veriut si dhe për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Nëntë vjet më parë ai u shpreh kështu për Korenë e Veriut:

“Ajo që unë mendoj se duhet të jetë objektivi themelor i politikës së jashtme amerikane është t’i bëjë trysni Koresë së Veriut deri në pikën që regjimi të mos qëndrojë dot më. Presioni i Kinës për një kohë të gjatë mund të sjellë ndryshimin për të arritur objektivin”.

Shtëpia e Bardhë thotë se zoti Bolton do të ketë disa javë kohë për të zëvendësuar zotin McMaster, i cili do të qendrojë deri më 9 prill.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rikthehen maskat: Si u grabitën me armë 7 personat në Dukagjin

Rikthehen grabitjet me maska. Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për grabitjen...
Read More