Smokey, tendenca e grimit të syve për vjeshtën!

Shtatori erdhi, edhe pse jemi ende me mendje në stinën e këndshme të verës, do të bënim mirë tani që të fokusoheshim në tendencat më interesante të vjeshtës! Edhe në make up!

Grimi i syve është thelbësor për t’ju nxjerrë në pah e për të theksuar vështrimin tuaj! Në grimin vjeshtë-dimër sytë duhet të jenë në qendër të portretit tuaj! “Smokey eyes” vazhdojnë të jenë protagonistë kryesorë, të realizuar me kujdes për t’ju dhënë një pamje sa më elegante. Po çfarë ju duhet? Tone sysh të tonaliteteve të ndryshme, me hije të errëta dhe të më të hapura, rimeli dhe lapsi i zi. Duke bërë një grim me sfumim, do t’i jepni thellësi dhe hijeshi shikimit tuaj.

Pasi të keni aplikuar bazën e fondotintës filloni me tonin me ngjyrën më të hapur të syve, sfumojeni pak me penel dhe aplikoni tonin me ngjyrën e errët nga cepi i syrit e në brendësi, gjithmonë duke e sfumuar me kujdes. Me lapsin e zi ndiqni vijën e qerpikëve të sipërm dhe sa më hollë derisa të mbërrini në cepin e jashtëm të syrit. Sfumojeni pak me nuancën e tonit të syve dhe në këtë mënyrë do të përfitoni zmadhim të syve. Vendosni rimel aq sa duhet.

Ky grim këshillohet për vajzat me sy të vegjël e qerpikë të shkurtër. Megjithatë, një smokey klasik u shkon të gjithave! Provojeni!

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja çfarë thotë studimi për ata që janë gjithmonë me vonesë

Shkenca u del në mbrojtje personave që vonohen duke argumentuar se ata...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.