S’ndryshojnë tarifat për vitin akademik 2017-2018

fakulteti-filologjik-universiteti-i-tiranes

Bordi i administrimit të Universitetit të Tiranës ka vendosur që tarifat e shkollimit për vitin akademik 2017-2018 të mbeten të pandryshuara. Tarifat janë miratuar në bazë të buxhetit të Universitetit të Tiranës, kjo dhe për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit ri për arsimin e lartë që garanton autonomi të plotë për institucionet e arsimit të lartë publik.

Përkundër akuzave dhe spekulimeve publike, vendimi garanton mos rritjen e tarifave për universitetin e Tiranës. Vendimi është marrë i pavarur nga MAS, kjo pasi ligji për arsimin e lartë sanksion që janë universitetet që hartojnë në mënyrë të pavarur buxhetet e tyre.

Pak ditë më parë Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë publike edhe tarifat e IAL-ve në vend të cilat garantojnë se në asnjë prej tyre ato nuk janë rritur dhe nuk do të rriten për këtë vit akademik.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rumunët mbushin rrugët e qytetit duke protestuar, Kryeministri: Nuk dorëhiqem

Përkundër tërheqjes së dekretit nga qeveria, rumunët kanë mbushur edhe mbrëmjen e...
Read More