Soda, sekret i bukurisë

Ndërkohe që gjyshet tona njihnin para se gjithash vetitë tretëse të sodës, sot ajo është bërë një element shumë i rëndësishëm i produkteve kozmetike natyrale dhe të atyre të përgatitura në shtëpi. Të mirat? Ka shumë të tilla dhe na ndihmon të kujdesemi për veten në mënyrë natyrale. Nga koka deri tek këmbët… Shumë prej jush, të mësuara me kozmetikët mjaft të përpunuara, mund të dyshojnë për vetitë e këtij pluhuri të bardhë që shitet kudo nëpër dyqane dhe për me tepër është i lirë. Megjithatë duhet thënë se karakteristikat e tij janë mjaft të njohura. Doni shembuj për t’u bindur? Disa lugë sodë mbrojnë lëkurën e thatë, zbardhin dhëmbët dhe luftojnë zbokthin.

Për të pasur lëkurë të butë Vuani nga tharja e lëkurës? Kur bëni dush ju irritohet lëkura? Të kruarat dhe skuqjet shkaktohen nga uji shumë gëlqeror. Një zgjidhje shumë e mirë për të mbrojtur lëkurën është të hidhni në vaskën e mbushur me ujë pas bikarbonat sode dhe më pas të futeni në të. Kur të dilni do e ndjeni që lëkura juaj është më e butë dhe ju do ndjeheni më të relaksuar. Për këmbë të bukura Të mbuluarë në dimër dhe shumë të zbuluara gjate verës, këmbët tona kanë tendencë të “vuajnë” për gjithë vitin. Soda mund të bëjë mrekullia: lufton kallot, zbut lëkurën, largon të kruarat dhe i çlodh. Receta është shumë e thjeshtë: hedhim pak sodë në një legen me ujë të ngrohtë dhe i mbajmë brenda për 10-15 minuta. Do e shihni që nuk do i ndjeni më të rënda dhe të lodhura. Kjo mund të bëhet edhe për higjienën e duarve. I futim në një legen me ujë të ngrohtë në të cilin kemi hedhur 2 lugë të vogla me sodë dhe i mbajmë për 10 minuta. Thonjtë do bëhen më të shëndetshëm dhe duart më të buta. Për një fytyrë përfekte Mos iu besoni kur ju thonë se soda nuk i bën mirë fytyrës, përkundrazi ajo e bën atë më të butë dhe e hidraton.

Përziejmë pak sode me ujë dhe e përhapim me mollëzat e gishtave në fytyrë duke e fërkuar dalëngadalë. Më pas e shpëlajmë me ujë të ngrohtë dhe të pastër. Për një buzëqeshje edhe më të bukur Soda është një produkt shumë i mirë edhe për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve tanë. Ajo zbut gjen, parandalon shfaqjen e gurzave dhe kariesit si dhe i bën dhembet më të bardhë. Mbushim një gotë me ujë dhe hedhim në të pak sodë. Më pas bëjmë gargarë dhe e shpëlajmë gojën me ujë të pastër. Për dhëmbët mund të hedhim sodë në furçë dhe t’i lajmë. Njollat do te ikin dhe ata do shkëlqejnë më shumë. Kujdes! Mos e përdorni shpesh sepse mund të këtë efekte tek zmalti i dhëmbëve. Për flokë të shëndetshëm Së fundmi duhet thënë se soda na ndihmon të kemi flokë më të bukur dhe më të shëndetshëm. Fillimisht ky produkt i pastron ato nga llaku, xheli apo çdo produkt tjetër që kemi aplikuar mbi flokët. Se dyti nuk lejon formimin e zbokthit. Në të dyja rastet duhet hedhur pak sodë tek shampoja juaj e zakonshme dhe do e shihni ndryshimin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Art me paratë

Çdo kush ka lënë të paktën njëherë bakshish për kamerierin, por jo...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.