Sokol Balla largohet nga detyra e drejtorit të lajmeve në Top Channel

“Furtuna” që ka kohë që fryn në Top Channel, të cilit i jane larguar disa gazetarë të njohur, por edhe aktorë nga programet argëtuese, duket se ka prekur edhe Sokol Ballën, i cili deri më sot mbante postin e drejtorit të informacionit në televizionin kombëtar.

Top Channel ka shkarkuar nga detyra Sokol Ballën dhe në vend të tij është emëruar gazetari Endri Xhafo.

Ky i fundit do të qendrojë në postin e drejtorit të informacionit deri në një moment të dytë, kur të mblidhet bordi drejtues i televizionit për të emëruar drejtorin e ri.

Xhafo kishte vetëm 2 muaj që ishte larguar nga ABC News dhe ishte rikthyer në Top Channel sërish.

Motivi i shkarkimit të Ballës nga ky post mbetet ende i paqartë, por mësohet se ai do të vazhdojë të moderojë emisionin “Top Story”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

The Sun: Dezertojnë komandot shqiptare, autoritetet janë tërbuar

  Gazeta britanike “The Sun” shkruan se katër komando shqiptare kanë dezertuar...
Read More