Sollën 950 kg kokainë nga Holanda në Itali, 11 shqiptarë të arrestuar. Edhe kapoja shqiptar

Një tjetër operacion i suksesshëm i policisë italiane ka çuar në shkatërrimin e një bande shqiptaro-italiane trafikantësh kokaine nga Spanja e Holanda drejt Italisë.

14 persona janë arrestuar, 11 prej të cilëve shtetas shqiptarë.

Sipas Guardia di Financës, mendohet kjo organizatë ka trafikuar rreth 950 kg kokainë me vlerë 35 milionë eruo.

Operacioni i koduar “Ari i verdhë” ka nisur hetimet në vitin 2015 pas arrestimit në qytetin e Breshias të një korrieri shqiptar me 20 kg kokainë e 3 pistoleta.

Grupi i trafikantëve drejtohej nga shqiptari N.F 56 vjeç, i cili ishte dhe pronar i një shoqërie auto-transporti me seli në komunën Cantù në provincën e Komos.

Kokaina trafikohej nga Spanja e Holanda drejt Italisë me anë të automjeteve në pronësi të kësaj shoqërie transporti.

Kokaina fshihej mes mallrave që tregtoheshin për transport e më pas shpërndahej për të furnizuar me shumicë dhe pakicë tregjet e drogës në provincat e Leko, Komo. Monza e Milano. Baza e këtij grupi trafikantësh ishte provinca e Monzës.

Në daljen për mediat, Policia financiare italiane ka deklaruar se kjo organizatë vlerësohet se ka trafikuar rreth 950 kg kokainë në vlerë 35 milionë euro. Pesë prej shqiptarëve të arrestuar janë skeduar më parë nga policia italiane për vepra të ndryshme penale.

M.C., italian, datëlindja 1985,

C.C., italiane, datëlindja 1978,

C.A., italian, datëlindja1964,

N.F., shqiptar, datëlindja 1962, rezident në Brianza, pronar i shoqërisë së transportit dhe kreu i kësaj organizate trafikantësh, 

D.E., shqiptar, datëlindja 1955, banues në Monza,

T.O., shqiptar, datëlindja 1983, banues në Nibionno,

H.O, shqiptar, datëlindja 1985, banues në Monza e Brianza

K.A., shqiptar, datëlindja 1977, banues në Como

P.M, shqiptar, datëlindja 1975, banues në Milano

R.B., shqiptar, datëlindja 1971, banues në Monza

S.A., shqiptar, datëlindja 1980, banues në Vimercate

S.G., shqiptar, datëlindja 1982, banues në Monza

T.F., shqiptar, datëlindja 1971, banues në Savona

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ish-deputetja demokrate akuzon kolegët e PD: Jam e tronditur nga sulmi ndaj Donald Lu

  Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albina Deda përmes një postimi në Facebook...
Read More