Sondazhet parashohin se referendumi në Turqi do të kalojë

erdogan

Dy sondazhe të opinionit treguan sot se shumica e turqve do të votojnë me “po” në referendumin e së dielës për ndryshimin e Kushtetutës.

Ndryshimi parasheh kompetenca të reja për presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Kompania e sondazheve Konda tha se numri i votuesve me “po” qëndron në 51.5 përqind dhe sqaroi se anketat e saj kanë pasur një margjinë gabimesh prej plus ose minus 2.4 përqind.

Sondazhi i kompanisë Gezici tha se mbështetja për ndryshimin e Kushtetutës qëndron në 51.3 përqind.

Nëse kalon, referendumi do ta kthejë Turqinë nga një republikë parlamentare në republikë presidenciale.

Në atë rast, presidenti do të ketë fuqi të pambikëqyrur për të emëruar dhe shkarkuar ministra, do të mund të shpërndajë parlamentin për çfarëdo arsye dhe do të mund të miratojë ligje me urdhra ekzekutivë.

Fushata për referendum ka dëmtuar marrëdhëniet e Turqisë me disa aleatë në Evropë, pasi këta të fundit nuk u kanë lejuar autoriteteve turke të mbajnë tubime politike në territoret e tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Patentat e Tahirit, flet zv/ministrja e Brendshme: Nuk jap detaje

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda e ftuar dje në emisionin ‘Repolitix’ në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.