Soni Malaj flet për partnerin e ri dhe pse ndahen çiftet në showbizin shqiptar….

 

Soni Malaj është një nga këngëtaret më të përfolura të shoë bizit shqiptar. Ndarja e saj me italianin Mirko me të cilin ka edhe një vajzë u përfol shumë në atë kohë, por duket se këngëtarja prej tre vitesh ka gjetur dashurinë e re.

E ftuar në emisionin ‘Elitë Show’, Soni Malaj tha se mes tyre nuk ka xhelozi dhe se e mbështesin njëri-tjetrin në çdo çast. Madje ajo theksoi se shumica e ndarjeve nga çiftet në showbiz ndodh për shkak të xhelozisë.

“Marrëdhënia ime e re po bëhet 3 vjet, merremi vesh shumë mirë me njëri-tjetrin respektohemi që kjo është gjëja kryesore, kemi një vlerësim shumë të madh për njëri-tjetrin jemi duke i bërë të gjitha gjërat bashkë Klevi e di shumë mirë, nuk i shikon gjërat siç mund ti shohin shqiptarët rri me këtë e ka të dashur është shumë pranë meje dhe e shikon që çdo gjë është fallso.

Unë funksionoj shumë ndryshe nga çfarë mund të më njohë publiku. Klevi nuk ka fare pse të bëhet xheloz dhe nuk bëhet xheloz.

Për fat të keq të gjithë çiftet e showbizit që ndahen, fundi u vjen shpejt për shkak të xhelozisë.

Por ne artistët jemi si të thuash në vijën e parë, madje për këngëtarët gratë e tyre mendojnë gjatë gjithë kohës këta i gjuajnë këta të gjithë po gjuajnë dhe prandaj historitë e artistëve zgjasin shumë pak sepse është xhelozia e para dhe shkaku kryesor që të gjitha lidhjet përfundojnë në ndarje.

Prandaj me Klevin jemi bashkë sepse kemi mirëkuptim me njëri-tjetrin pasi është pranë meje gjatë gjithë kohës”-përfundoi Soni.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Çfarë duhet të përmirësojmë?

Nga Edi Rama* Po e përsëris që fitorja i takon Shqipërisë dhe...
Read More