Soni Malaj në prag të martesës? Këngëtarja surprizon me ato që thotë për vjehrrën

 
 

Pas divorcit me balerinin italian, Soni u vu sërish në qendër të mediave rozë për romancën me Klevin, partnerin e ri. Tashmë që marrëdhënia e tyre është konsoliduar, Soni edhe në daljet publike flet për raportin me të por edhe me familjen e tij.

Këngëtarja e ftuar në ”Kurthin e Piter Panit”, u vu disa herë në siklet nga fëmijët. Kureshtja që publikun e shoqëron gjithmonë për personazhet e njohur është edhe raporti vjehrrë – nuse, kështu edhe Soni s’mund të bënte përjashtim nga kjo pjesë:

“Si shkon me vjehrrën?” ishte pyetja e drejtpërdrejtë për të që iu bë nga fëmijët dhe përgjigjja e këngëtares, me siguri, i ka pëlqyer shumë edhe vjehrrës së saj: “Është fat i madh kur ke prindër të mirë, por kur ke edhe një vjehrrë të mirë, është fat edhe më i madh.

Unë kam një vjehrrë shumë të mirë dhe jam shumë e kënaqur… “ – tha këngëtarja. Gjithashtu këngëtarja shqiptare tregoi dhe unazën që mbante në gisht, kështu që martesa mund të jetë afër.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vetingu: 6 gjyqtarët e përzgjedhur për verifikim

Gjashtë gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës do të kalojnë në proces vetingu....
Read More