Sot afati i fundit i Tiranës për aplikimet në Universitet, ja çfarë duhet të bëni

Ditën e sotme është afati i fundit për qytetin e Tiranës për të aplikuar për një vend në Universitet, maturantët kanë afat deri në datën 28 korrik për të aplikuar, aplikimi bëhet më radhë në çdo qytet, pas Tiranës do të kenë mundësin të aplikojnë maturantët në qarkun Kukës dhe Elbasan. Maturantët mund të zgjedhin deri në 10 degë për të aplikuar në një nga degët e universiteteve publike ose private, kriter mbetet mesatarja e shkollës së mesme.

Çfarë duhet të bëni:

Së pari duhet të shkarkoni nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) sot Qendra e Shërbimeve Arsimore, faturën për arkëtim për plotësimin e formularit për në IAL, dhe më pas ta printojnë.

Me këtë faturë të printuar duhet të paraqiten pranë secilit filial të bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh. Më pas paraqituni në drejtorinë e shkollës, në të cilën keni bërë aplikimin e formularit A1 apo A1Z dhe dorëzoni mandat pagesën.

Pas dorëzimit të mandat pagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik notën mesatare të tij e llogaritur sipas VKM nr. 346 datë 19.04.2017. Vëmë në dukje se maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme nuk kanë mundësi të aplikojnë me formularin e aplikimit për në IAL për shkak të mungesës në sistem të notës mesatare.

Përzgjedhja e programeve të studimit preferenciale (<= 10) ndërmjet atyre që ofrohen nga IAL-të publike dhe private do të bëhet në portalin e Maturës Shtetërore Online në adresën matura.akp.gov.al. Afati i plotësimit të notave mesatare në sistem është nga data 19.07.2017 ora 08.30 deri 28.07.2017, ora 16.30. Gjithashtu aplikantët për në IAL duhet t’i përshtaten kalendarit të aplikimeve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rusia paralajmëron: Pasoja serioze pas sulmit të SHBA-ve në Siri

Rusia paralajmëroi këtë të premte se sulmi me raketa i Shteteve të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *