Sot festa e Halloween-i origjina e saj legjendat dhe mitet

Në SHBA dhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes

Sot është Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme. Halloween vitet e fundit po festohet edhe Shqipëri, ndërsa në botë kjo festë kthehet në garë midis VIP-ave për kostumin më të bukur. Halloween u përhap në Shqipëri pas viteve ’90, duke ardhur e u bërë më shumë konkrete, kryesisht e festuar nga të rinjtë. Në Amerikanë, Shtëpia e Bardhë i ka hapur dyert fëmijëve të ushtarëve amerikanë për të festuar së bashku Halloween.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Parë, Mishel Obama, i pritën me ëmbëlsirat e shtëpisë të gatuara nga shefi i kuzhinës presidenciale. Shtëpia e Bardhë ishte mbushur me kunguj, me vampirë e shpirtra të këqij, rrjeta merimangash e plot simbole të tjera të festës. Halloween është një industri prej 7 miliardë dollarësh në SHBA dhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes.

Ç’është Halloween?

Emri i Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal. Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur. Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.

Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër. Në natën e fundit të të korrave të vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët të dimrit, toka nga pjellore në shterpë. Keltët e lashtë besonin që ky tranzicion u jepte formave të mbinatyrshme një shans për të thyer përmes në botën e të gjallëve dhe shkatërrime e tyre djallëzore të lulëzonin.

Ata vijnë për të festuar natën kryesor në dimër si Samhain (“fundi verës”), festivali konsiderohet gjerësisht të jetë shenjë paralajmëruese e Halloween. Në natën e Samhain, keltët besonin se shpirtrat e njerëzve që kishin vdekur vitin e kaluar do të ecin në mesin e të gjallëve. Kështu, fshatarët vinin ushqim dhe ëmbëlsira të qetësonin shpirtrat e tyre, një ritual që mund të ketë paraprirë trillimin apo trajtimin. (Nuk ka asnjë provë në fakt se Samhain ishte me të vërtetë një festival i të vdekurve, sipas historianit Nicholas Rogers, në librin e tij: Holloween; Nga ritual pagan në një festë mbrëmjeje). Edhe pse Halloween ka origjinë pagane, emri i saj rrjedh nga pushimet e kristianëve “All Hallows Eve”, Dita e Shenjtorëve, apo mbrëmja para Ditës së të Gjithë Shenjtorëve ‘(1 nëntor). Pushimet në fakt u përshtatën nga nga të krishterët të cilët shpresonin zhdukjen e paganizmit dhe gjatë viteve, disa nga aspektet më të errëta të Halloëeen janë zëvendësuar nga festime me më shumë dashuri, dritë apo miqësi. Por lidhjet e Halloëeen me të frikshmen dhe të mbinatyrshmen mbahen të forta ende në festimet në të gjithë botën.

Kostume kelte

Përveç sakrifikimit të shpirtrave për zotat dhe mbledhjes përreth zjarreve të mëdhenj, shpeshherë keltët vishnin kostume, ndoshta lëkurë kafshësh, në mënyrë që të ngatërronin shpirtrat dhe të pushtoheshin prej tyre. Gjithashtu thuhet se keltët, duke vendosur maska, ose duke pikturuar fytyrën, donin të mishëronin paraardhësit e vdekur. Djemtë e rinj visheshin si gra, dhe e kundërta, duke thyer për një periudhë të shkurtër ndarjet bindëse sociale. Sipas gojëdhënave, keltët, të veshur si shpirtra, shkonin nga një shtëpi në një tjetër, duke bërë performanca qesharake në këmbim të ushqimeve dhe pijeve: një praktikë e frymëzuar ndoshta nga lënia jashtë dere e një cope buke apo e ndonjë pije si ofertë për qeniet mbinatyrore.

Ndikimi i krishterë te Halloween-i

Në vazhdim, liderët e krishterë e bënë të tyren këtë traditë dhe e transformuan festën e Samhain, si festat e tjera pagane. Në shekullin VII, Papa Bonifaci IV dekretoi që 1 nëntori të festohej si dita e shenjtorëve (All Hallows’Day). Në vigjilje të festës të vazhdonin të ndizeshin zjarre të mëdhenj dhe të visheshin kostume, por nën një emër tjetër: “All Hallows’Eve”, që në vazhdim do të bëhej Halloween.

Halloween arrin në Amerikë

Ishin emigrantët europianë që e çuan festën e Halloween-it në Shtetet e Bashkuara: në fakt festimet u bënë vërtet popullore në shekullin XIX, në kulmin e emigrimit irlandez. Sipas gojëdhënave, është Anoka, në Minesota, vendi ku u zhvillua për herë të parë festa zyrtare e Halloween-it: duke filluar që nga viti 1920, çdo 1 nëntor në qytet ndizeshin zjarre të mëdhenj dhe bëhej paradë me maska.

Arti i fshehjes

Sipas Shoqatës së Tregtarëve Amerikanë, çdo vit rreth 40% e popullsisë amerikane vishet me kostume të ndryshme, konkretisht 120 milionë individë, mes tyre fëmijë, të rritur, madje edhe kafshë shtëpiake. Mbi 11% e qenve dhe maceve shtëpiake pronarët e tyre i veshin me maska. Ja dhjetë kostumet më popullore që kanë veshur të rriturit në vitin 2011: shtrigë, vampir, pirat, infermiere, vampire seksi, mace, mumie, zanë, Batman, drakula; kostumet më popullore mes fëmijëve po në 2010-n kanë qenë këto: princeshë, njeriu merimangë, shtrigë, pirat, princesha Disney, fantazma, Batman, superhero, kungull/vampir, personazhi i “Lufta e yjeve”.

Triumfi i sheqerit

Sipas regjistrimit të përgjithshëm amerikan, në Shtetet e Bashkuara janë rreth 36 milionë fëmijë nga mosha 5 deri në 13 vjeç, që trokasin nëpër dyer të ndryshme duke thënë “ëmbëlsirë ose pije”. Në vitin 2011, fëmijët amerikanë kanë konsumuar 11 kilogramë ëmbëlsira, pjesën më të madhe të të cilave gjatë periudhës së Halloween-it.

Kunguj rekord

Shteti amerikan që prodhon më shumë kunguj është Illinois-i, me 195 milionë kilogramë në vitin 2009. Kungulli më i rëndë në botë, sipas rekordeve “Guinnes”, është prodhuar në vitin 2010 në New Richmond, në Wisconsin, nga Chris Stevens: fermeri rriti një “monstër” prej 822 kilogramësh, me një perimetër 4,6 metrash, që u ekspozua në Kopshtin Botanik të Bronksit, në Nju Jork. Rreth 90% e peshës së tij përbëhet nga uji. Një kungull rekord mund të rritet 15 kilogramë në ditë dhe të arrijë përmasat e një makine breshkë tip “Volkswagen”.

Magji dhe çudira të tjera

Sipas një sondazhi amerikan të zhvilluar për Halloween, në vitin 2007, më shumë se një e treta e amerikanëve deklaroi se beson te fantazmat; 23 për qind pohoi se e ka parë një të tillë ose se e ka ndier praninë e një fantazme. Gjithmonë duke u bazuar te sondazhi, një në pesë amerikanë beson se magjitë janë të vërteta.
Legjenda metropolitane

Disa histori që tregohen për festën e Halloween-it janë të frikshme dhe duket sikur kanë gjetur njerëzit e duhur për t’i besuar, edhe pse pas tregimeve nuk ka asgjë të çuditshme. Një prej këtyre ka të bëjë me ndjekësit e sekteve satanike, një fenomen më i pranishëm te gënjeshtrat sesa te të vërtetat, që për festën e Halloween-it sakrifikojnë macet e zeza. Megjithatë rastet e dhunës të regjistruara te macet e zeza janë më tepër vepër e ndonjë adoleshenti të shqetësuar.

Ja domethëniet e simboleve kryesore të Halloweenit

10 simbolet kryesore të Halloweenit

Secili prej nesh ka dëgjuar ose di sado pak në lidhje me festën e shtrigave apo të të vdekurve dhe gjithçkaje tjetër të frikshme që zakonisht njihet me emrin Halloween. Halloweeni festohet çdo vit me datë 31 tetor në shumë vende të botës perëndimore. Gjatë kësaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, shpesh herë të frikshme, dhe shkojnë që të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ose mblidhen së bashku për të festuar. E keni pyetur ndonjëherë veten se kur ka filluar kjo festë? Ç’domethënie kanë simbolet dhe pse vishemi me kostume të çuditshme? Halloweeni që festohet sot ka shumë pak ngjashmëri me festivalet romake, mbi të cilat dikur është mbështetur gjerësisht. Emri “Halloween” vjen nga vitet 1500 dhe është një variacion i “All- Hallows-Even”, nata para të gjithë ditëve të shenjta. Kisha katolike ka pushime që përkojnë me festimin pagan. Lista rendit 10 simbolet kryesore të Halloweenit dhe shpjegon se ç’lidhje kanë shtrigat, fantazmat dhe të tjerat me këtë histori.

Misri dhe gruri

Domethënia e misrit dhe grurit është e thjeshtë. Halloweeni festohet në vjeshtë dhe në kulturën Samhain shënonte fundin e verës dhe të të korrave. Misri dhe gruri janë simbole të ndryshimit agrokulturor dhe ndryshimit të stinëve. Është simboli që përfaqëson në mënyrën pragmatike më të qartë të mundshme këtë feste kontradiktore. Fundi i verës = të korra = grurë dhe ushqim për dimrin. Kaq.

Ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë

Në mënyrë të ngjashme me simbolin e mësipërm, ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë janë paraqitje të mëtejshme të periudhës korresponduese të vitit, më shumë sesa pjesë e mitologjisë së Halloweenit. Ngjyra portokalli paraqet vjeshtën, kur gjethet bien dhe ndryshojnë nga të gjelbra në të kuqërremta. Sipas traditës kelte, festa shënonte kalimin nga ditët “me ndriçim” në ditët “e errëta”. E zeza me gjasa paraqet ditët e errëta të dimrit kur dita shkurtohet. Sigurisht Halloweeni modern shekullar nuk i ka më tipike këto dy ngjyra, prandaj një shpjegim i tillë mund të duket i dobët, por është i vërtetë.

Merimangat

Le të kalojmë te merimangat! Nëse shkoni në një festë Halloweeni do të ndesheni patjetër me figura merimangash të shpërndara kudo. Diskutimi lidhur me ndonjë cilësi të mundshme mistike të merimangave, mund të konsiderojë që merimangat kanë pëlhurë, gjë që është asociuar me kalimin e kohës, progresin dhe fatin. Kjo nuk është dhe aq mistike, megjithatë! Në fund të fundit, endja e pëlhurës nga merimangat është një paraqitje natyrore e ciklit të jetës. Gjithashtu, merimangat preferojnë vendet me pluhur dhe të errëta, prandaj në një shtëpi të braktisur (një vend i preferuar për Halloweenin) do të mund të gjeni shumë merimanga dhe pëlhurë merimangash.

Lakuriqët e natës

Lakuriqët e natës, siç sugjeron edhe emri, janë krijesa të natës, prandaj është e natyrshme që festimi i fundit të stinëve me dritë dhe fillimit të atyre me errësirë të përfshijë edhe lakuriqët e natës. Për më tepër, lakuriqët e natës janë pjesë e legjendave të ndryshme, sipas të cilave ata mund të komunikojnë me të vdekurit. Se si kjo mund të dihet është e pasigurt, pasi lakuriqët e natës nuk komunikojnë me ne e për rrjedhojë nuk mund të na e thonë këtë. Gjithashtu, në legjendat e vampirëve, të cilat janë pjesë e folklorit të Halloweenit, lakuriqët e natës luajnë rolin e tyre – duke qenë se vampirët mund të ktheheshin në krijesa më të ulëta si lakuriqët e natës. Të gjitha këto shpjegime i bëjnë lakuriqët e natës elementët më të qenësishëm të Halloweenit.

Macet e zeza

Sipas disa kulturave të lashta, besohet se gjatë natës së Halloweenit veli ndarës midis botës sonë dhe botës së shpirtrave është shumë i hollë. Fetë e vjetra kelte sugjeronin që macet ishin rimishërime të shpirtrave të njerëzve dhe se ato kishin aftësi të parashikonin të ardhmen. Gjithashtu, mendohej se shtrigat mund të shndërroheshin në mace. Shumica e shtrigave ishin gra të vetmuara dhe shumica prej tyre kishin mace. Prandaj vërehet një familjaritet i madh midis shtrigave dhe maceve. Në vitet 1600 dhe 1700 kultura të ndryshme gjatë muajit qershor merrnin pjesë në ceremoni ku digjnin macet. Kjo praktikë u ndoq për qindra vite në fshatrat francezë derisa praktika u shfuqizua. E tillë është fuqia supersticioze e maceve.

Skeletet

Duke u kthyer sërish te besimi se “natën e Halloweenit vija ndarëse midis botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve është shumë e hollë”, skeletet janë simbol i shpeshtë i Halloweenit pikërisht për këtë arsye. Kafka veçanërisht është simbol në shumë kultura, duke shërbyer si manifestim i vdekshmërisë së njerëzve, frikës nga vdekja ose rrezikut që mund të jetë vdekjeprurës. Mendoni për simbolin e Jolly Rogerit në anijet e piratëve. Ai përdorej për të kërcënuar anijet e tjera. Ndërkaq, keltët besonin se kafka ishte “vendi psikik” i shpirtit njerëzor. Në fund të fundit, kafkat dhe skeletet asociohen me Halloweenin, sepse prezantojnë fundin e pjesës fizike të jetës, diçka që lidhet me Halloweenin në dy kuptime: së pari me vdekjen e stinëve “të dritës” dhe së dyti, me perceptimin mbi lidhjen me botën e shpirtit.

Fantazmat

Duke qenë se në fillesat e tij, Halloweeni festohej jo vetëm për fundin e të korrave, por edhe për ata që kishin kaluar në “mbretërinë” tjetër, shpesh ai quhej “festivali i të vdekurve”. Ideja e fantazmave sugjeron që Halloweeni është nata kur shpirtrat e të vdekurve janë në gjendje të ecin mes të gjallëve. Për më tepër, në kuptimin modern të Halloweenit, fantazmat janë element shtesë për të krijuar atmosferë të nderë dhe të frikshme.

Maskat dhe kostumet

Ç’do të ishte Halloweeni pa kostume? Nëse kthehemi mbrapa në kohët kelte, të pranishmit vishnin kostume me qëllim trajtimin e shpirtrave të vdekur. Mendohej se, nëse ata do të arrinin të mashtronin të vdekurit, shpirtrat do të reshtnin së bezdisuri. Natën kur veli midis botës së shpirtrave dhe botës natyrore ishte kaq i hollë, është më mirë të pretendosh se je dikush tjetër. Në fillim të shekullit XX, amerikanët filluan të vishnin kostume për Halloween, pro pa besimet kelte në mendje.

Shtrigat

Cili është kostumi më i preferuar për vajzat natën e Halloweenit? Sigurisht, jo ai i princeshave të Disney-t. Kostumi i shtrigave! Cili është subjekti më i preferuar i filmave në lidhje me Halloweenin? Vrasës serialë që nuk mund të kapen! Nëse do të flisnit me dikë nga periudha e Shtrigave të Salemit, diferenca nuk është aq e madhe. Besohej se fuqitë e shtrigave ishin më të mëdha gjatë natës së Halloweenit. Mendohej se ato kishin lidhje me djallin. Edhe sot simboli i një shtrige mbi fshesë në një natë me hënë është një ndër simbolet më tradicionale të Halloweenit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vajza që ia kaloi Ajnshtajnit për inteligjencë

Shumica e shkollave luftojnë për të pasur një gjeni. Kështu edhe mësuesit...
Read More