Sot, masa e sigurisë për ish drejtorin e Burgjeve

artur-zoto

Ish-zyrtari i lartë i Burgjeve u arrestua tre ditë më parë pasi dyshohet se ka abuzuar me tenderat e ushqimit në burgjeve, për të cilin gjatë muajit korrik u arrestua zëvendësi i tij Iljaz Labi si dhe katër administrator të kompanive private.

Gjykata e Krimeve të Rënda do t’i komunikojë sot masën e sigurisë ish-drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.

Zoto u arrestua pak orë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë së Prokurorisë lëshoi ndaj tij masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Ish-drejtori i Burgjeve Zoto akuzohet për përfshirje në afera korruptive dhe më konkretisht për abuzim me tenderët për ushqimin ne burgje.

Prokuroria e Krimeve të Rënda duke u bazuar në një sërë telefonatash të përgjjuara ka ngritur dyshime për implikimin e Zotos në abuzimet që janë bërë me këtë tender.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kur çmenduritë nuk kanë të sosur

Njerëzit jetojnë në një botë plot stres. Për këtë shpesh është e...
Read More