Sot në UET: Eja lexo një poezi dashurie…

 

Është gjetur një mënyrë simbolike për të afruar lexuesin me librin, e sidomos me më të vështirën e letërsisë, e sqimataren njëkohësisht: poezinë.

Sot në ditën simbolike të Shën Valentinit, të shënuar si dita e të dashuruarve, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës është bërë një ftesë për të kaluar disa orë me lexime poetike, nga autorët më në zë shqiptarë.

“Eja lexo një poezi dashurie! Më 14 shkurt , ora 14:00 në Universitetin Europian të Tiranës figura të njohura publike do të vijnë në lexime të vargjeve të zgjedhura për dashurinë!

Eja lexo dhe ti…”, kjo është ftesa ku do bashkohen poetët dhe lexuesit, e sidomos në kushtimin për të rinjtë.

Nuk është hera e parë që pranë UET, organizohen takime të tilla, ku është bërë tashmë një traditë letrare mes shkrimtarëve dhe lexuesit.

Shtëpia botuese UET Press, si dhe Mapo Editions marrin një vëmendje të konsiderueshme për letërsinë shqiptare, duke mbërritur në kulminacionin, për të parën herë të një mecenati duke shpallur prej katër vitesh edicionet e çmimit letrar “Kadare”, që funksionon së bashku me qendrën për studimet “Kadare”.

Po ashtu, në idenë e një jete letrare të brendshme kanë funksionuar kritika letrare, si dhe forumet ku ftohen autorë të ndryshëm, poetë e prozatorë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shenjat e horoskopit që do të donit t’i kishit gjithmonë pranë

    Ndoshta shumë persona nuk i besojnë astrologjisë, por muaji i...
Read More