Sozitë shqiptare të Hollivudit

 
 

A ju ka ndodhur ndonjëherë të pyesni se ç’do Andi Bushati te filmi Tatiana dhe Onegini?!  

Apo se ish zëdhënësja  ju duket si Manuela Arcuri …

Ne ju sjellim George Clooney-n  duke shëtitur rrugëve të Tiranës, Leonardo Di Caprion që drejton një emision televiziv, Leslie Nielsen si politikan, Ben Kingsley-n si drejtor i një shkolle administrative dhe Angelina Jolie-n  të klonuar në tiparet e dy motrave shqiptare

bushatiAndi Bushati mes yjeve të Hollivudit

Ishte e pamundur të zgjidhje se kujt prej dy aktorëve të  famshëm u ngjante më shumë gazetari  Andi Bushati. Duken si dy pika uji me aktorin anglez  Ralph Fiennes, i famshëm për filmat Harry Potter  dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtarë, por po aq ngjan edhe me aktorin amerikan Bradley Cooper, megjithëse i kanë ca vite diferencë,  pasi Cooper ka lindur më 1975-ën ndërsa Bushati më 1969-ën.

 

angelinaAngelina Jolie + dy

Evis dhe Xhoana Xheneti, dy motrat shqiptare që jetojnë dhe punojnë në ShBA –e  para si aktore dhe e dyta këngëtare e balerinë –janë  mishërimi i bukuroshes së Hollivudit, Angelina Jolie. Buzët e plota, shikimi dhelpëror, flokët e gjatë, fiziku elegant…Ato ngjajnë në çdo version të Angelina-s:  rebele, zonjë me klas, bionde apo brune… Duke marrë shkas nga kjo ngjashmëri motrat nga Tirana, duket se duan t’i ngjajnë Jolie-s edhe në stilin e jetesës. Jetojnë në Los Angelos, ndiqen nga paparacët (Evisi është e martuar me kitaristin e grupit Korn, James Shaffer dhe ka një fëmijë me të)  dhe aspirojnë majat e Hollivudit.  Kanë  tiparet e duhura për kodrën e famshme!

 

erla manuErla Mëhilli apo Manuela Arcuri?

Le ta pranojmë,  ish zëdhënësja  e Kryeministrit Sali Berisha ka hire prej vajze televizioni. Në fillimet e karrierës së saj si zëdhënësja e PD-së, të gjithëve na është dukur teksa ndërronin kanal se kishim parë italianen seksi të filmave dhe televizionit Manuela Arcuri. Ngjashmëria  nuk ka edhe aq nevojë për komente.

 

lediondicaprioLedion Liço si Di Caprio

E tha për batutë në një prej netëve të spektaklit “The Voice of Albania”, por po të ndalesh e ta këqyrësh, prezantuesi  shqiptar ka shumë ngjashmëri në portret me aktorin Leonardo Di Caprio.

 

roland kinglseyBen Kinsgley në administratën shqiptare

Me të parë fotografinë e ish prefektit të Gjirokastrës  Roland Bejkos, e kupton menjëherë që të ngjan aq shumë  me një të famshëm dhe të vjen inat që nuk po ia kujton emrin…  E gjetëm! Është identik me Ben Kingsley-n, aktorin e madh anglez, fitues i çmimeve Oscar, që na është bërë i dashur me rolin e Gandit. Sytë, flokët ( domethënë mungesa e flokëve), hunda… A kemi të drejtë?!

 

vangjel clooneyVëllai politikan i George Clooney-t

E di që po mendoni se ekzagjeruam tani.  Nuk  po themi që janë identikë, por ama që kanë ngjashmëri, këtë nuk mund ta mohoni. Flokët gri  që i japin sharmin beqarit më të kërkuar të Holivudit?! I ka. Vetullat e plota që i japin një lloj vështrimi të thellë?! I ka. Buzëqeshjen tipike?!  Nuk mund të themi se i mungon kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dules.  Gjykojeni vetë!

 

lesliecekaNeritan Ceka dhe Leslie Nieslen

Ndoshta është e vjetër, por nuk mund të linim pa e sjellë edhe njëherë ngjashmërinë e  komikut amerikan Nielsen me politikanin shqiptar Neritan Ceka. Ndoshta i vjen prej flokëve të bardhë…

 

albanfoenkinosDavid Foenkinos është komik shqiptar 

Të gjithë kishin kureshtje të dëgjonin ndonjë intervistë të shkrimtarit  të  famshëm francez, sidomos për librin e tij të fundit “Delicatesse”. Veç sharmit parizian, Davidi kishte një sens humori të spikatur dhe në një paralel univers  ai është  Albano Bogdo. Nuk na besoni?!

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Irina zbulon sekretin e formave perfekte

  Ylli i Victoria Secret, Irina Shayk nuk ka mbajtur dietë pasi...
Read More