Spanja do të suspendoj autonominë nëse liderët katalanas nuk tërhiqen nga pavarësia



Spanja do të pezulloj autonominë e Katalonjës nëse udhëheqësi i rajonit nuk heq dorë nga përpjekjet për pavarësi, tha të mërkurën zëvendëskryeministrja e vendit.

Nëse udhëheqësi separatist Carles Puigdemont, nuk siguron një përgjigje të kënaqshme deri në ora 08:00 të enjten, ai do të provokojë zbatimin e nenit 155 të kushtetutës, ka thënë Soraya Saenz de Santamaria.

Kjo dispozitë e kushtetutës që nuk është përdorur asnjëherë më parë, do t’i hapte rrugë Madridit që të vendos sundim direkt mbi rajonin gjysmë autonom.

Përdorimi i kësaj dispozite mund të ndikojë në përshkallëzim të krizës politike më të rëndë që është përballur Spanja në dekada.

Katalonja ka mbajtur referendumin për pavarësi nga Spanja më 1 tetor.

Lideri katalanas, Puigdemont i hapi rrugë pavarësisë pasi 90 përqind e atyre që morën pjesë në referendum, votuan pro pavarësisë.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

KB do të votojnë për shtyerjen e afatit të hetimeve për sulmet me gazin sarin

Zyrtarët e SHBA-së thonë se ka gjasa që të votojnë në Kombet...
Read More