Spanja do të vrasë 17,000 pata prej përhapjes së gripit të shpendëve

pate

Më shumë se 17,000 pata do të neutralizohen në Spanjë për përhapjes së një gripi të rrezikshëm që ka prekur shumë shpendë në Evropë.

Në një fermë shpendësh në Catalonia u zbulua gripi H5N8, teksa zëdhënësi rajonal i qeverisë Meritxell Serret, tha se masa është e ngjashme me eliminimet e mijëra shpendëve në jugperëndim të Francës.

Deri tani virusi është dalluar vetëm në tre shpendë të egër në Spanjë.

H5N8 mund të përhapet shpejt në fermat e shpendëve, por përhapja te njeriu ka ndodhur shumë rallë.

Autoritetet shëndetsore në Catalonia po inspektojnë fermat në rrezen e te kilometrave nga zona e prekur për të lokalizuar virusin.

Sipas organizatës Botërore të Shëndetsisë, 24 vende në Evropë kanë pasur raste të H5N8 këtë vit, ashtu siç ka ndodhur në Kinë, Egjipt, Kamerun e Indi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Alarmi i deputetit, Shehu: Gjirokastra, një qytet mbas lufte dhe në prag të rrënimit!

Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka dhënë...
Read More