Spanja tërhiqet nga urdhër-arresti për ish-Presidentin katalanas


Spanja është tërhequr nga urdhër-arrestet ndërkombëtare të shpallura për ish-presidentin katalanas, Carles Puigdemont dhe katër ish-ministra të tij.

Vendimi është marrë nga një gjykatë vendase.

Por, kjo nuk përjashton mundësinë që si Puigdemont ashtu edhe katër ish-anëtarët e kabinetit qeveritar rajonal të Katalonjës të përballen me akuzat për shkëputje dhe rebelim ndaj shtetit.

Të hënën, gjashtë ministra të ndaluar u liruan me kusht, ndërkohë që dy të tjerë dhe ish-zv.presidenti katalanas mbeten në burg.

Puigdemont ishte udhëheqësi i lëvizjes për shkëputjen nga Spanja, por referendumi i mbajtur më 1 tetor u kundërshtua nga Madridi si antikushtetues.

Situata u përshkallëzua deri në momentin kur qeveria qendrore e Rajoy aktivizoi nenin e Kushtetutës, që i hapi rrugë marrjes së kompetencave të qeverisë rajonale katalanase dhe organizimit të zgjedhjeve të reja në rajon./TCH

Shkruar Nga
More from Redaksia

Adelina Ismaili, mes emocioneve dhe … statuseve të çuditshme!

  Adelina Ismajli është ndër këngëtaret shqiptare më të pëlqyera. Ajo pëlqehet,...
Read More