Spartak Ngjela këshillon Tahirin: Vetëm e vërteta të shpëton, nëse mbron të tjerët do rrëzohesh keq

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24. Ai foli për dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga mandati i tij si deputet dhe çfarë pasojash do të ketë.

Sipas Ngjelës, Tahiri një gjë të tillë duhet ta bënte para 6 muajve dhe të përballej me një betejë legale, shkruan BalkanWeb.

Avokati mendon se nëse akuzat për trafik droge janë të vërteta, Tahiri nuk mund të ketë vepruar pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama.

“Të mbrojë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, nëse do të mbrojë të tjerët, atëherë do të rrëzohet keq,” tha Ngjela për Tahirin.

Dorëheqja e Tahirit, kush dhe cfarë e bindi?

Nuk e dimë tamam arsyen. Por këtë duhet ta bënte para 6 muajve. Unë e kam thën që ai që është i pafajshëm bën betejë, nuk fshihet pas fustanit të grave. Duhet betejë legale. Ku të beson opinion që ti je i pafajshëm dhe të mbron grupi. Bëri mirë që dha dorëheqjen. Tani po hyri në këtë valle, të thotë të vërtetën. Nëse ky trafik për të cilin është akuzuar është bërë, atëherë s’mund të bëhet pa dijeninë e kryeministrit. Ai të mbajë përgjegjësi pse e bëri. T’i thotë popullit e bëra për këtë dhe këtë.

E ka shitur PS Tahirin?

Jo ata e mbrojtën, ai ka bërë hapin e vet. Të pafajshmin në politikë po e arrestove të rrëzon. E mbani mend Nanon.  Për të njerëzit e hodhën Saliun në lumë. Duhet të presim pse e dha kaq vonë dorëheqjen. 70% m’u duk shumë i fortë, 30% kishte pak hije. Por të thotë të vërtetën, jo të shkojë të mbrojë të tjerët, se do rrëzohet keq. Por këtë besoj e ka bërë për dinjitetin e tij.

Ka të bëjë me vizitën e Ramës në Berlin?

Mund të ketë një indicje por mund të ketë influencuar më shumë tek subjekti se sa te Rama. Njeriu nën akuzë nuk është njëlloj me të tjerët. Ai ka menduar ç’do bëj do rri në mëshirë të këtyre gjithë jetën? Ai kërkoi betejë legale, që duhet ta kishte bërë që në fillim. Është urdhër apo intencioni i tij? Mendoni ju se ministri ka vepruar pa dijeninë e kryeministrit? Jo, një gjë e tillë nuk ndodh. Vullneti është i kryeministrit.

Tahiri i trembur apo më i fortë?

Tani më duket më i fortë, se ka fituar dinjiteti i tij. Të shohim nëse do të mbrohet me të vërtetën. Po iu shmang asaj, do të përbuzet nga të gjithë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fruti plot me vlera ushqyese… të mirat që sjell në shëndet manaferra

Manaferrat janë fruti më i përkryer për të rënë nga pesha falë...
Read More