“Spastrim etnik” në Mianmar

Komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, ka thënë se sulmet ndaj komunitetit mysliman Rohingya në Burma, i njohur si Mianmar, “janë një shembull i spastrimit etnik”, ka thënë Zeid Raad al- Hussein.

Al-Hussein i ka bërë thirrje Mianmarit që të ndalojë këtë, siç e quajti ai “ operacion ushtarak mizorë” në shtetin Rakhine, me shumicë budiste.

Refugjatët po akuzojnë forcat birmaneze se ata po u’a djegin fshatrat dhe po sulmojnë civilët në përpjekjë për t’i përjashtuar ata.

Ndërsa ushtria në Mianmar, ka thënë se po u përgjigjet sulmeve të militantëve Rohingya dhe thotë se ata nuk po sulmojnë civilët.

Rreth 300 mijë myslimanë Rohingya janë zhvendosur në Bangladesh, që kur ka shpërthyer dhuna me 25 gusht.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përplasje të ushtrisë dhe militantëve në kryeqytetin e Libisë

Militantë të armatosur rëndë u përleshën të enjten vonë në zona të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.