Speciet e zhdukura do të ringjallen në laboratorë

elefantet

Ringjallja e specieve të zhdukura nuk është më fantazi filmash, edhe pse teknologjia ende nuk është gati për finalen.

Zhurma të reja mbi çështjen e klonimit të specieve të zhdukura flasin për risjelljen e mamuthit të pellushtë në stepat e Siberisë, siç pretendoi shkencëtari amerikan George Church, gjatë një seminari në Boston muajin e kaluar, ku tha se grupi i tij është vetëm dy vjet punë larg krijimit të embrionit të parë hibrid të mamuthit. Por ai shtoi se me shumë gjasa kafsha do të ngjante më shumë me një elefant aziatik, me disa tipare mamuthi.

Tentativa e parë për të risjellë në jetë kafshë të zhdukura u bë në vitin 2003 për ringjalljen e një lloji dhie të quajtur bucardo, ose ibeksi i Pirenejve, e cila ishte zhdukur vetëm disa vjet më parë, por kafsha eksperimentale rrojti vetëm disa sekonda. Ndërsa tentativat e ringjalljes së mamuthit, ose një versioni të tij të modifikuar gjenetikisht, kanë kohë që zgjasin.

Shkencëtarë japonezë po përpiqen për këtë prej 15 vjetësh duke modikuar genomin e një organizmi në jetë, bazuar në disa teknika të vetëmbrojtjes së baktereve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Jennyfer Lopez puthje pasionante në stadium

Që prej shkurtit të vitit të kaluar, këngëtarja Jennyfer Lopez, po përjeton...
Read More