Spiropali përplaset me deputetët e PD: Po flisni sikur keni pirë hashash, si e keni Babalen?

Ashtu si në komisionet e tjera, edhe në atë të Shëndetësisë debati nga deputetët e opozitës përqendrohej vetëm me një çështje: lidhjet e qeverisë me krimin. Pjesë e debatit ishte edhe deputetja e PS, Elisa Spiropali me disa deputetë të opozitës…

Bardh Spahia: Fatmir Xhafaj duhet të ishte dorëhequr dhe duhet të ishte subjekt i Ligjit Antimafia. Si ka mundësi që dy ministra të Brendshëm dalin të implikuar në trafik droge?

Elisa Spiropali: Keni bërë një puç, që nuk është me armë, por që kush e ka bërë do mbajë përgjegjësi. Jeni bërë turp ndërkombëtar. Edhe pas 100 vitesh do u shkruhet emri në librat e historisë, se nuk ishte parë kurrë që deputetët e opozitës të merren me sajimin e një videoje të tillë. Mos e sulmoni Ministrinë e Brendshme, lëreni të bëjë detyrën, që e bën me përgjegjshmërinë më të plotë.

Bumçi: Këta janë deputetët që mbrojnë narkoshtetin dhe narkoeurot, eurot e drogës. Edi Rama njeh vetëm narkodrogën. Ky stan ka vetëm një bulmet… drogën…Fatmir Xhafaj mbron vëllanë e tij narkotrafikant.

Spiropali: …Disa nga kolegët po flasin sikur kanë pirë gjysmën e asaj që ka mbjellë në Lazarat… Jeni bërë të lodhshëm dhe për votuesit tuaj. Si e keni ‘Babalen’? Do shohim deri në fund si do dalë kjo çështja e ‘Babales’ tuaj…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Qeveria ‘Rama 2’ pa negociata/ Dy emrat që e kanë të sigurt që do marrin ministri

Kryeministri Rama do të shpallë emrat e ministrave dhe strukturën e re...
Read More