‘Spostohu Bill Gates’: Nuk do e besoni sa fiton Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë



 

Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur në botë.

Revista ekonomike amerikane “Forbes” ka publikuar listën e super-pasanikëve.

Ajo tashmë udhëhiqet nga themeluesi i kompanisë ‘Amazon’, Jeff Bezos.

Ai ka një pasuri prej 112 miliardë dollarësh.

Në vendin e dytë është Bill Gates me ‘vetëm’ 90 miliardë dollarë.

Duket e pabesueshme, por gjatë vitit të shkuar, Bezos ka fituar plot 39.2 miliardë dollarë.

Kurse Gates ka fituar vitin e shkuar ‘vetëm’ 4 miliardë dollarë.

Për 24 vite me radhë, Gates ka mbajtur vendin e parë për 18 vite.

Në vend të tretë të listës është amerikani Warren Buffett me 84 mniliardë dollarë, ndjekur nga francezi Bernard Arnault me 72 miliardë dollarë.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg është në vendin e pestë me 71 miliardë dollarë.

Presidenti amerikan, Donald Trump është në vendin e 766 me 3.1 miliardë dollarë.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Kujdes nga celulari, ai dëgjon dhe regjistron çdo bisedë që bëni në shtëpi, zyre apo kafe

Nuk është një paranojë, është e vërtetë që smartfoni juaj dëgjon gjithçka...
Read More