Stafi i ALBtelecom dhuron “jetë” për fëmijët talasemikë

Si një prej kompanive më aktive në fushën e përgjegjësisë sociale të korporatës, ALBtelecom i është përgjigjur sërish pozitivisht nismës për dhurim vullnetar gjaku për fëmijët që vuajnë nga talasemia.

Kjo fushatë u realizua në zyrat qendrore të kompanisë ALBtelecom, duke respektuar të gjitha kushtet e domosdoshme për vullnetarët dhurues, nën kujdesin e mjekes së kompani dhe në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit  të Gjakut.

Qëllimi i fushatës ishte ardhja në ndihmë për shpëtimin e jetës së fëmijëve që vuajnë nga talasemia.

Dhurimi vullnetar i gjakut është kthyer në një traditë, duke iu bashkuar aktiviteteve të shumta me karakter social e filantropik të organizuara me nismën e kompanisë, por edhe me nismë vullnetare të punonjësve.   

Organizatorët e kësaj fushate në kompaninë ALBtelecom e konsiderojnë dhurimin dhe pjesëmarrjen vullnetare një respekt dhe një shenjë solidarizimi kur bëhet fjalë për gjënë më të shtrenjtë, jetën. Ata shtuan se ishin shumë të kënaqur që arritën jo vetëm të sensibilizonin, por edhe të ishin dhurues dhe njëkohësisht shpëtues të jetëve të disa fëmijëve, duke nënvizuar se janë krenarë për frymën pozitive mes stafit  të cilët janë një pjesë e rëndësishme e të gjitha aktiviteteve lidhur me përgjegjësinë sociale që ALBtelecom ndërmerr.

Të gjithë ata që iu bashkuan sot kësaj nisme janë heronj të njërit prej fëmijëve që vuan nga talasemia.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Turistët e mbytur, ana tjetër e këtij sezoni turistik

Vera e sivjetme do kujtohet për numrin e lartë të viktimave gjatë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.