“Statutet e Shkodrës”, Lucia Nadin: Punova për Shqipërinë si një zë nga Venecia

Botimi i edicionit “Statutet e Shkodrës”, nga gjysma e parë e shekullit XIV me shtesat deri në 1469, prezantohet sot në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Parathënia e këtij botimi është përgatitur nga Lucia Nadin dhe Pëllumb Xhufi, të cilët kanë trajtuar gjithë historinë si ka mbërritur dhe është zbuluar ky tekst legjislativ i hartuar në gjysmën e parë të 1300, që shoqëroi ngjarjet e qytetit të Shkodrës deri në rënien e tij në duart e turqve në vitin 1479Në fakt dorëshkrimi, i ruajtur në Bibliotekën e Muzeut Correr në Venecia, u gjet nga studiuesja Lucia Nadin në vitin 1995.

Botimi i edicionit “Statutet e Shkodrës”, nga gjysma e parë e shekullit XIV me shtesat deri në 1469, prezantohet sot në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.

Parathënia e këtij botimi është përgatitur nga Lucia Nadin dhe Pëllumb Xhufi, të cilët kanë trajtuar gjithë historinë si ka mbërritur dhe është zbuluar ky tekst legjislativ i hartuar në gjysmën e parë të 1300, që shoqëroi ngjarjet e qytetit të Shkodrës deri në rënien e tij në duart e turqve në vitin 1479. Në fakt dorëshkrimi, i ruajtur në Bibliotekën e Muzeut Correr në Venecia, u gjet nga studiuesja Lucia Nadin në vitin 1995.

Publikimi i parë u bë në Itali në vitin 2002 me kontributin e historianëve dhe gjuhëtarëve dhe përkthimin e tekstit në gjuhën shqipe. Në vitin 2003, në Shqipëri u botua një edicion i dytë me përkthimin në gjuhën shqipe të eseve hyrëse. Ky botim është një tekst legjislativ i hartuar në gjysmën e parë të 1300, që shoqëroi ngjarjet e qytetit të Shkodrës deri në rënien e tij në duart e turqve në vitin 1479. “Kemi të bëjmë me një “monument të vërtetë të Shqipërisë mesjetare” vlera e të cilit, megjithatë, shtrihet edhe në historinë e bregdetit lindor të Adriatikut dhe marrëdhënieve të tij me Venecian dhe me fuqitë e mëdha në këtë zonë, në kuadër të ekuilibrave të mëdha ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Bibliotekës Kombëtare.

Sipas BK-së, ky botim ka gjithashtu përparësinë të jetë teksti më i vjetër legjislativ i prodhuar në territorin shqiptar deri më sot dhe është një dëshmi e qartë dhe e plotë e asaj Shqipërie bregdetare dhe e qendrave urbane. Shumë prej kapitujve të tekstit janë ende çuditërisht aktualë, veçanërisht kur ata flasin, për shembull, për respektin ndaj të huajit, për moralin e nevojshëm në menaxhimin e çështjeve publike, për mbrojtjen e vlerës së Lirisë.

Lucia Nadin, veneciane, me formim humanist, Phd në italianistikë, me mësimdhënie në shkolla të niveleve të ndryshme, me detyra në universitetet e Venecias dhe Padovës, si dhe në strukturat veneciane të formimit arsimor, ka qenë, me mandat nga Ministria e Punëve të Jashtme, Lektore e gjuhës italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Në të njëjtat vite të aktivitetit në Shqipëri ka zhvilluar aktivitete bashkëpunimi kulturor pranë Institutit Italian të Kulturës, Zyra e Kulturës e Ambasadës Italiane në Tiranë.

Në njëzet vitet e fundit të studimit dhe aktiviteteve kërkimore ka afruar në fushat e veçanta të letërsisë italiane dhe kulturës veneciane, tematika të historisë së çështjeve të Adriatikut dhe, në veçanti, të historisë së marrëdhënieve mes Serenissimas dhe Shqipërisë, midis Mesjetës dhe Epokës Moderne, me rezultatet e gjetjet befasuese në arkivat veneciane të faqeve të shumta historike të pabotuara mbi Shqipërinë: duke filluar nga teksti i lashtë i statutive të katërmbëdhjetës së Shkodrës, për të arritur në dokumentacionin mbi migrimin e madh të ‘400 dhe ‘500, si dhe vepra nga botues, shkrimtarë, artistë me origjinë shqiptare në tokat e Republikës së Venedikut, deri te rigjetja e një tragjedie mbi Skënderbeun e shekullit të shtatëmbëdhjetë, e cila kishte humbur. Si mirënjohje ndaj këtyre rezultateve i është dhënë, nga qyteti i Shkodrës, medalja Qytetare nderi e qytetit në vitin 2010 dhe nga Presidenca e Republikës Shqiptare çmimi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në vitin 2015.

Lucia Nadin nderohet me “Honoris Causa”

Studiuesja e njohur veneciane Lucia Nadin është nderuar dje nga Universiteti i Tiranës me titullin “Honoris Causa”. Me motivacionin “Për punë dhe kontribut të jashtëzakonshëm shkencor në dobi të kulturës dhe historisë së popullit shqiptar dhe forcimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Italisë”, u shpreh Mynyr Koni, rektor UT.

“Si e huaj, gjithnjë i kam bërë kërkimet e mia me përulësi, një ndjenjë që më ka shoqëruar në çdo punë e kërkim shkencor, në çdo vend ku kam shkuar. Jam kujdesur gjithnjë të shmang gjykimet e mia personale, duke u bazuar në data dhe dokumente të marra nga burime të sakta për t’ua vënë në dispozicion studiuesve shqiptarë. Kam dashur edhe që, për Shqipërinë të punoj si një veneciane, si një zë nga Venecia, qyteti i urave që lidhin ishujt, e me këtë dëshirë kam punuar për të lidhur copëzat e historisë së Shqipërisë si respekt ndaj të vërtetës, një linjë që do ta përdor në të gjitha punët e mia të ardhshme mbi dhe për Shqipërinë”, -tha Lucia Nadin, albanologe.

Më herët, Lucia Nadin mbajti edhe një leksion të hapur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në të cilin u vlerësua gjithashtu me certifikatë mirënjohjeje për kontributin e dhënë si lektore e gjuhës italiane për 4 vite pranë këtij fakulteti.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Studentët e talentuar të UET – të parët në skenë dhe në auditor

Universitetet kudo në botë i vlerësojnë dhe i mbështesin studentët e talentuar...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.