Stërvitja nuk lidhet drejtpërdrejt me humbjen në peshë

stervitje-perfitime-shtese-trup-kujdes-700x400

Stërvitja në palestër zakonisht lidhet me shëndetin e mirë dhe humbjen në peshë, por jo detyrimisht me këtë të fundit sipas një studimi të ri.

Humbja në peshë vjen nga djegia e kalorive por sa më shumë të uritur të jemi ne i zëvendësojmë kaloritë , duke reduktuar efektin dobësues të stërvitjes.

“Rezultatet e studimittonë tregojnë se aktiviteti fizik nuk mund të na mbrojë nga shtimi në peshë,” tha Lara Dugas, drejtuese e studimit dhe profesore shëndeti publik në Universitetin e Loyola.

Studimi ekzaminoi 2,000 njerëz nga pesë vende të botës për rreth tre vjet, të cilët u monitoruan nga pesha dhe aktiviteti fizik. “Kërkuesit nuk zbuluan asnjë lidhje domethënëse mes jetë sedentare ap asaj aktive dhe rritjes apo rënies në peshë”, thuhej në deklaratën për shtyp të universitetit. “Ndërsa faktorët kryesorë që lidheshin me lëvizjen në peshë ishin mosha dhe gjinia e subjekteve”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shumica e të rinjve evropianë nuk janë religjiozë

Një anketim me të rinj të Evropës ka treguar se shumica e...
Read More