Stërvitje detare të Rusisë dhe Kinës në lindjen e largët

Një grup i anijeve luftarake kineze, kanë arritur në qytetin e lindjes së largët të Rusisë, Vladivostok, për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta detare me Rusinë.

Zëdhënësi i Flotës Pacifike të Rusisë, Vladimir Matveyev, tha se Stërvitjet Detare 2017, janë të ndara në disa faza, në fazën e parë u përfshi bregdeti në Vladivostok, prej 18 deri me 21 shtator.

Faza tjetër është nga 22 deri me 26 shtator, që është fazë në det dhe do të zhvillohet në detin e Japonisë dhe pjesën jugore të detit Okhotsk.

Matveyev tha se në këto manovra do të përfshihen, 11 anije sipërfaqësore ,dy nëndetëse, dy pajisje shpëtimi në thellësi të detit, katër avionë kundër nëndetësve dhe katër helikopterë.

Kina dhe Rusia në vazhdimësi paraqiten të unifikuara përpara siç thonë ata, përpjekjeve të SHBA-së për të dominuar në botë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pyetjet që duhet t’ia bëni vetes para se të ndaheni nga partneri

Lidhjet mund të jenë të vështira – tërë bota e din se...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.