Stilistja me famë botërore gjendet e vdekur brenda apartamentit të saj në Manhattan. Paratë nuk e blejnë lumturinë…

 

Stilistja e famshme Kate Spade është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Manhattan të Shteteve të Bashkuara.

Stilistja e njohur, e cila u bë e famshme me dizajnimin e kuletave e portofoleve, mendohet se ka kryer vetëvrasje.

Spade, 55 vjeç, la një shënim përpara se të vetëvritej duke u varur.

Ajo u gjet nga bashkëshorti i saj Andy dhe vajza e tyre 13-vjeçare Frances.

Kate dhe bashkëhsorti i saj hapën linjën e tyre të dizajnit në vitin 1993, duke nisur fillimisht me çanta dore dhe duke u zgjeruar më pas me aksesorë e veshje.

Në tre vite çifti mundi të hapë dyqanin e tyre të parë, dhe për dekadën e ardhshme arritën të ngrenë një kompani të tërë.

****************************

Policia mendon se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Spade ka lënë pas një shënim, por policia nuk jep detaje.

Vdekja e saj ka tronditur miliona fansa. Qindra yje të modës, muzikës dhe kinemasë kanë shprehur ngushëllime.

Ajo la pas të shoqin dhe një fëmijë.

Revista e njohur Psychology Today shkruan se kjo është një provë se depresioni prek këdo.

Sipas saj, kjo është prova se paratë nuk e blejnë lumturinë.

Spade kishte mbi 200 mln dollarë pasuri.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 23 prill

  Dashi Është me të vërtetë një ditë e mrekullueshme, në sajë...
Read More