Strategjia e De Biasit për ndeshjen e sotme

RENNES, FRANCE - NOVEMBER 14: Head coach of Albania Gianni De Biasi looks on during the international friendly match between France and Albania at Stade de la Route de Lorient stadium on November 14, 2014 in Rennes, France. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images)

Xhani De Biazi është një njohje e vjetër e spanjollëve, sepse më parë ka qenë trajneri i Levantes në kampionatin spanjoll. Gazeta e njohur katalanase “Mundo Deportivo” ka shkruar një analizë në lidhje me situatën që po kalon Shqipëria, duke i thurur elozhe trajnerit italian si liderin e këtij grupi futbollistësh që po mahnit Europën.

“Spanja do të përballet të dielën në Shkodër me Kombëtaren e Shqipërisë që ka fituar dy ndeshjet e para të eliminatoreve të Botërorit Rusi 2018. Ata janë liderët e grupit G. Në Lihtenshtejn patën edhe luksin për të lënë pushim lojtarët më të mirë të formacionit të tij, duke ruajtur forcat për Spanjën.

Shqiptarët nuk janë skuadër pa eksperiencë, pasi arritën të kualifikoheshin në Europian, edhe pse ishin në një grup shumë të vështirë. Edhe në Europian humbën kundër gjigantëve të shtëpisë dhe u hapën punë ekipeve të tjera. Në Shqipëri janë të vështirë për t’u mundur. Xhani De Biazi është lideri i tyre, pasi ka ndërtuar një skuadër të fortë në mbrojtje dhe të zgjuar në zbritjet e kundërsulmit.

Si për ironi të fatit, ai e rriti më shumë emrin dhe audiencën e tij edhe në Itali, duke qenë trajner i Shqipërisë. Shprehja e tij është e njëjta: Në Shqipëri na quajnë krenaria e Kombit dhe është kënaqësi të bësh të lumtur qytetarët. Nuk e thotë thjesht sa për sy e faqe, sepse ai ka bërë një tur me biçikletë dhe i ka parë nga afër bukuritë e vendit që po trajnon.

Shqipëria është shtëpia e tij e dytë dhe shteti në të cilin gjeti harmoninë dhe gjithçka për të punuar dhe për të arritur rezultatet pozitive. Për këtë arsye, ndeshja jonë në Shqipëri nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse kemi përballë një rival të fortë dhe të motivuar përpara tifozërisë së tij”, shkruan gazeta “Mundo Deportivo”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ngacmoi seksualisht të miturën, vihet në pranga 29 – vjeçari

Një 29-vjeçar nga Fier është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka...
Read More