Studentja shqiptare rrëfen ngacmimet seksuale nga profesori

Ish studentja e Fakultetit të Arteve, Jeta Berisha ka rrëfyer se si ishte ngacmuar seksualisht nga profesori i saj i cili vazhdon që ta ushtrojë profesionin e tij në Univeristetin e Prishtinës, shkruajnë mediat kosovare.

Ajo më herët ka kërkuar që rasti të hetohet si nga Policia e Kosovës ashtu edhe nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, por si duket ka hasur në vesh të shurdhër, pasi edhe pse kanë kaluar dy vite profesori nuk u ndëshkua për veprimin e tij.

Ky ka qenë një nga rastet e bëra publike sot gjatë një aksioni simbolik të zhvilluar sot nga studentë dhe qytetarë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Ata kanë kundërshtuar dukurinë e ngacmimeve seksuale dhe kërkuan shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, Marjan Dema, si dhe dorëheqje të prorektores së UP-së , Teuta Pustina-Krasniqi për shkak të deklarimeve të saj për ngacmimet seksualenë këtë institucion arsimor.

13606480_792404310896393_532345882242469744_n15966251_902749769861846_958088177015798127_n17991976_960947820708707_4748147090466718876_n25353709_1107783786025109_6049754249980688626_n26229638_1121200254683462_6313450623917306836_n27459757_1138046269665527_2427350819620659985_n28685348_1157866504350170_2869837030298480613_n29133627_1161055864031234_5893937492515307441_n
Shkruar Nga
More from Redaksia

Azem Hajdari ‘rikthehet’ në Tropojë!

Bashkia e Bajram Currit, inauguroi shtatoren e ’Heroit të Demokracisë’ Azem Hajdari....
Read More