Studimi: Arsimimi si sekret i jetëgjatësisë

A munden shkollat të jenë një investim më i mirë publik për shëndetin sesa spitalet?

Kur shtetet zhvillohen ekonomikisht, njerëzit jetojnë më gjatë. Ekspertët e zhvillimit kanë besuar për një kohë të gjatë se kjo ndodh për shkak se pasuria shtrin jetëgjatësinë, por një studim i ri sugjeron se edukimi mund të luajë rol më të madh. Zbulimi ka ndikim të madh në shpenzimet për shëndetin publik.

Më 1975-ën, ekonomistët komplotuan për të rritur jetëgjatësinë kundër pasurisë së shteteve dhe dolën në përfundimin se vetë pasuria rriste jetëgjatësinë. Ngjante e dukshme: gjithçka që njerëzit kishin nevojë për të qenë të shëndetshëm – nga ushqimi te kujdesi mjekësor – kushtonte para.

Por shpejt doli se të dhënat nuk i rrinin gjithnjë për shtat kësaj teorie. Rritjet ekonomike jo gjithmonë nënkuptonin jetë më të gjatë. Për më tepër, për arsye që nuk ishin të qarta, një fitim i dhënë në GDP shkaktonte gjithnjë e më shumë fitime më të larta në jetëgjatësi me kohën, duke qenë se ishte bërë më pak e kushtueshme t’i shtoje vite jetës.

Pak më vonë, më 1980-ën, kërkuesit zbuluan se fitimet në shkrim e këndim shoqëroheshin me rritje më të mëdha në jetëgjatësi sesa fitimet në pasuri.

Më në fund, njerëzit më të arsimuar në çdo vend priren të jetojnë më gjatë sesa bashkatdhetarët e tyre më pak të arsimuar. Por njerëz të tillë gjithashtu priren të jenë edhe më të pasur, kështu që ka qenë e vështirë të zgjidhësh se cili faktor rrit jetëgjatësinë.

Ndryshimi i qëndrueshëm

Vëzhgime të hollësishme të nënave sugjerojnë se fëmijët e atyre me më shumë arsimim, sesa me më shumë pasuri, kanë më shumë gjasa ët mbijetojnë. Por të dhënat nuk kanë qenë të disponueshme për të zgjidhur në mënyrë të ngjashme nëse ishte arsimimi apo pasuria që çonte në jetë më të gjata te të rriturit.

Wolfgang Lutz nga Instituti Ndërkombëtar për Sistemet e Aplikuara në Vjenë dhe kolegët e tij e kanë bërë këtë duke plotësuar të dhëna mesatare në GDP-në për person, jetëgjatësinë dhe vitet e arsimit nga 174 shtete, nga viti 1970 deri më 2010-ën.

Ata kanë zbuluar se ashtu si më 1975 –ën, pasuria lidhej me jetëgjatësinë. Por korrelacioni mes jetëgjatësisë dhe viteve të shkollimit ishte i afërt, me një marrëdhënie të drejtpërdrejtë që nuk ndryshonte me kohën, ashtu siç ndryshon pasuria.

Kur ekipi i vendosi të dy këta faktorë në të njëjtin model matematikor, zbuluan se diferencat në arsim parashikonin saktë diferencat në jetëgjatësi, ndërsa ndryshimet në pasuri kishin më pak rëndësi.

Lutz argumenton se për shkak se shkollimi ndodh shumë vite përpara se një njeri të ketë arritur jetëgjatësinë, ky korrelacion reflekton shkakun: arsimim më i mirë çon në jetë më të gjatë. Gjithashtu priret të çojë në më shumë pasuri, që është edhe arsyeja pse pasuria dhe jetëgjatësia janë të lidhura. Por ajo çka është e rëndësishme, thotë Lutz, është se pasuria nuk duket se çon te jetëgjatësia, siç kanë menduar ekspertët – në fakt arsimimi çon te këto të dyja.

Ai mendon se kjo ndodh për shkak se arsimimi përmirëson në mënyrë të qëndrueshme aftësitë konjitive të një individi, duke i lejuar planifikim më të mirë dhe vetëkontroll gjatë pjesës tjetër të jetës. Ideja mbështetet nga fakti se njerëzit që janë më inteligjentë, siç matet me IQ ( koeficientin e inteligjencës) duket se jetojnë më gjatë.

Zgjedhjet e stilit të jetesës

“Disa profesionistë mjekësore mund të mos i pëlqejnë këto zbulime”, thotë Lutz, pasi ata sugjerojnë se shkollat mund të jenë investim më i mirë për shëndetin sesa spitalet e teknologjisë së lartë.

Por Rüdiger Krech nga Organizata Botërore e Shëndetit e mirëpret studimin. “Pohon arsimimin si një përcaktor kryesor social të shëndetit”, ka thënë ai,

Në fakt Krech thotë se statusi i edukimit mund të bëhet më i rëndësishëm për shëndetin, ndërsa sëmundje si diabeti – që mund të bëhen më shumë gjasë nga zgjedhjet e stilit të jetesës së individit – vazhdojnë t’ia kalojnë sëmundjeve infektive si kufizuesit kryesor të jetëgjatësisë.

Por, nëse ekspertët e shëndetit mjekësor i mirëpresin gjetjet, ekonomistët ndihen më pak rehat.

Sangheon Lee, nga Organizata Ndërkombëtare e Punës së Kombeve të Bashkuara, në Gjenevë, bie dakord se arsimimi ndikon jetëgjatësinë por dyshon se modele kaq të thjeshtë si ai i Lutzit mund t’i japin zgjidhje shkakut dhe pasojës. “Është një problem tejet i vështirë ekonomoterik”- thotë ai, me shëndetin, pasurinë dhe arsimin që ndikojnë fort te njëri-tjetri.

Por Lutz thotë se shembujt ekstremë janë tregues. “Kuba është shumë e varfër por ka jetëgjatësi më të lartë se SHBA, sepse është e mirarsimuar. Ndërsa në Guinenë Ekuatoriale të pasur me naftë, por të keqarsimuar, njerëzit mezi arrijnë moshën 60 vjeç”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Projekti serb për ndarjen e Kosovës

Nga Mitro Çela Ideja e Presidentit të Kosovës për shkëmbime territoresh me...
Read More