Studimi/ Ç’do ndodhë me Shqipërinë? Pritet ulje e ndjeshme e popullsisë


Shqipëria është vendi me densitetin më të lartë të banorëve në rajon. PopulationPyramid.net ka përditësuar hartën botërore të densitetit të popullsisë dhe ka dhënë projeksionet mbi popullsinë për vitet e ardhshme.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka densitetin më të lartë, ku për çdo një kilometër katror përllogariten rreth 101 banorë.  Në rajon densitetin më të ulët të popullsisë e ka Mali i Zi, ku për çdo një kilometër katror përllogariten 45 banorë.

Popullsia më së shumti është e përqendruar në Ultësirën Perëndimore, ku vetëm Tirana ka një dendësi prej 682 banorë/km2 dhe numëron 862,361 banorë në 2017-n.

Pas Malit të zi dendësi më të ulët ka Bosnja me 74 banorë/kilometër në katror dhe Maqedonia me 81 banorë/ kilometër katror.

Sipas të dhënave të hartës, aktualisht popullsia e Shqipërisëështë rreth 2.91 milionë banorë, ndërsa sipërfaqe rreth 28 mijë e 750 kilometra.

Megjithatë pas 25 vitesh projeksionet mbi popullsinë tregojnë se do të ketë një ulje të numrit të banorëve në 2.6 milionë apo me rreth 300 mijë banorë, ndërsa dendësia e popullsisë do të jetë 93 banorë/kilometër katror.

Vendet me dendësinë më të lartë në botë

Sipas hartës botërore të publikuar nga Populationpyramid.net vendi me dendësinë më të lartë në botë është India me 408 banorë/km2, Koreja e Jugut me 505 banor/km2, Pakistani me 247banorë/km2. Ndërsa Kina, megjithëse është vendi me numrin më të lartë të banorëve ka një densitet prej 145 banorësh/km2.

Pas 25 vitesh projeksionet tregojnë se do të rritet dendësia e popullsisë së Indisë në mbi 500 banorë për km2, ndërsa e Kinës do të ulët në 139.

Në Europë vendet me densitet më të lartë janë vendet e Beneluksit, ku densiteti I Holandës është 410 banorë për kilometër katror dhe Belgjika 374 banorë për km2.

Më pas renditet Mbretëria e Bashkuar me 268 banorë në një kilometër.

 Vendet me dendësinë më të ulët

Ndër vendet me dendësinë më të ulët renditen Kanadaja, me 3.6 b/km2, Australia me 3.18 b/km2 dhe Rusia që përllogarit për çdo kilometër katror 8.39 banorë.

Dendësi të ulët popullsia kanë shtetet ku kushtet klimatike nuk janë shumë të favorshme.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vera Toto: Ju rrëfej ditën e gjyqit të deputetëve

  Detaje të historisë së vrasjes së deputetëve nga regjimi komunist, në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.