Studimi i ri zbulon cilët i preferojnë prindërit më shumë: djemtë apo vajzat

Një studim i ri nga Shkolla Rutgers e Biznesit ka kryer hulumtime të ndryshme për të kuptuar nëse është e vërtetë se nënat i favorizojnë vajzat dhe baballarët i favorizojnë djemtë.

Me publikimin e zbulimeve të tyre në ‘Journal of Consumer Psychology’, Rutgers ka treguar se prindërit vërtet kanë tendenca ta favorizojnë fëmijën e të njëjtës gjini me ta, e ky favorizim ndodh në veçanti në një aspekt të rëndësishëm: në para.

Edhe pse mbi 90 për qind të prindërve të anketuar nga profesorët e Rutgers kishin pohuar se nuk e favorizojnë asnjërin fëmijë më shumë se tjetrin, sa i përket çështjeve financiare duket se ekzistojnë favorizime të ndryshme.

Sipas rezultate të katër eksperimenteve të ndryshme, të kryera në kultura të ndryshme, nënat janë më të prira të investojnë më shumë para në vajzat e tyre, njëjtë sikurse baballarët që janë më të prirë të investojnë më shumë në djemtë e tyre.

Hulumtuesit gjithashtu kanë treguar se ky favorizim ndodh edhe në vende të punës. Pra, nëse një femër është përgjegjëse për ngritjen në pozitë të dikujt, ajo më para e zgjedhë një femër tjetër sesa një mashkull, dhe e njëjta ndodh edhe kur meshkujt janë vendimmarrës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tërmet i fuqishëm në Filipine, jepet alarmi për tsunami

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Talagan në jug të Manilas në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.