Studiuesit i thonë lamtumirë orkës më të vjetër në botë



orca

Me një moshë të llogaritur rreth 105 vjeçe, orka më e vjetër në botë e mbiquajtur “gjyshja”, supozohet e vdekur.

E emërtuar J2, ajo ishte pjesë e tufës së orkave Puget Sound në Washington, të cilat monitoroheshin nga studiuesit amerikanë. Rreth 40 vjetëve të monitorimit J2 ishte dalluar disa herë dhe deklarimi i vdekjes së saj vjen vetëm nga fakti që nuk është parë prej tetorit.

“Ndoshta vrojtues të tjerë balenash e kanë parë atë por ajo është deklaruar zyrtarisht e humbur dhe ne me keqardhje e konsiderojmë të vdekur”, tha drejtori i qendrës së kërkimeve të balenave, Kenneth Balcomb.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Grabitësit vrasin gruan shqiptare në Athinë

Një grabitje me armë ka ndodhur rreth orës 02:00 të ditës së...
Read More