Stuhia e rrallë godet Australinë

auto__92600082_bbcimage1479815350

Një stuhi e rrallë, që ka shkaktuar probleme frymëmarrjeje te njerëzit në qytetin e dytë më të madh të Australisë, u ka marrë jetën 6 personave dhe ka lënë 5 të tjerë në koma, sipas asaj që kanë bërë të ditur zyrtarë vendas gjatë së dielës.

Viktima e gjashtë u shënua në një spital natën e së shtunës pas komplikimeve mjekësore, si pasojë e një stuhie të egër që goditi Melbournin që prej natës së të hënës, bëri të ditur përmes një deklarate Departamenti i Shëndetësisë.

Pesë pacientë të tjerë janë ende nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, 12 pacientë të tjerë u shtruan përkohësisht në spital për ndihmën e parë mjekësore, me probleme disi më të lehta me frymëmarrjen.

Stuhia e së hënës shkaktoi shpërthimin e kokrrave të pjalmit dhe shpërndarjen e tyre në mbarë qytetin, grimca të vogla të të cilit depërtuan edhe thellë në mushkëritë e njerëzve. Rreth 1/3-ta e pacientëve që vuajtën nga probleme me astmën gjatë së hënës, thuhet se nuk kanë pasur kurrë probleme të ngjashme më parë.

Stuhia tronditi shërbimet e emergjencave dhe spitalet në qytetin me 4.5 milionë banorë, pasi plot 8.500 të prekur u shtruan në spital për përkujdesje shëndetësore.

Stuhia e parë shkaktare e problemeve astmatike ka rënë sërish në Melbourne në vitin 1987, kur spitalet raportuan një pesëfishim të rasteve të të të shtruarve. Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britani apo edhe në Itali. Hera e fundit që ishte shënuar një gjë e tillë ishte nëntori i vitit 2010.

Shkruar Nga
More from Revista User

Burgjet e “luksit” në Holandë, të dënuarit i mbajnë vetë çelësat e qelive të tyre

Media holandeze “Dutch Review” i ka kushtuar një artikull të burgjeve dhe...
Read More