Suedia dhe Koreja e Veriut kërkojnë zgjidhje paqësore në gadishullin Korean

Diplomatët e Koresë së Veriut dhe Suedisë, Ri Jong-ho dhe Margot Valstrom, folën sot për mundësitë diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit në gadishullin Korean.

“Suedia ka theksuar nevojën që Koreja e Veriut të braktisë programin e saj raketor dhe bërthamor, në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme suedeze.

Suedia është vendi që përfaqëson SHBA-të për bisedime dhe aktivitete diplomatike me Korenë e Veriut, pasi SHBA nuk ka përfaqësi diplomatike në shtetin komunist.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA, tjetër bazë ushtarake në Korenë e Jugut

Ndërsa Koreja e Veriut ka intensifikuar testet balistike, Shtetet e Bashkuara kanë...
Read More