Suedia do të dëbojë 106-vjeçaren e verbër në Afganistan

Bibikhal Uzbek besohet se është gruaja më e vjetër azilkërkuese në botë dhe familja e saj thotë se ajo nuk do të mund t’i rezistojë kthimit në atdhe.

Plaka 106-vjeçare është e verbër, nuk mund të flasë dhe as të ecë, por ajo është urdhëruar nga autoritetet suedeze që të largohet nga vendi.

Ajo ishte larguar nga Afganistani për shkak të luftës, por tash përballet me kthim në shtetin e saj, shkruajnë mediat britanike.

Uzbek pësoi sulm në kokë, pasi që i ishte refuzuar kërkesa për azil në qershor.

Bibikhal Uzbek dhe e gjithë familja e saj duhet të kthehen në Afganistan.

Familja e saj ka kërkuar që Uzbek të kalojë ditët e fundit të jetës në Suedi, por agjencia e migrimit ka kërkuar dëbimin e saj në Kunduz, pasi qyteti konsiderohet i sigurt, pavarësisht përleshjeve ndërmjet ushtrisë afgane dhe talibanëve.

Familja ka të drejtë ankese ndaj vendimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Alketa Vejsiu rrëfen për herë të parë për jetën e saj

Alketa Vejsiu edhe pse një ndër personazhet më të njohur dhe më...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.