Suedia thërret ambasadorin rus pas akuzave për gazin nervor

 

Ministria suedeze e Punëve të Jashtme njoftoi sot se ka thërritur ambasadorin e Rusisë, pasi Moska ngriti dyshime se shteti nordik mund të kishte prodhuar armën kimike, që u përdor më 4 mars ndaj një ish-agjenti të dyfishtë, i cili ishte i strehuar në Britaninë e Madhe. Zëdhënësi i ministrisë, Per Enerud i pyetur nga mediat suedeze e konfirmoi këtë lajm.

Ditën e shtunë, autoritetet ruse, të cilat thanë se nuk e kishin prodhuar kurrë këtë agjent nervor, pas vënies nën akuzë për helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin anglez të Salisbury, kishin cituar edhe Suedinë që, sipas tyre, kanë mundur ta prodhojnë këtë armë.

‘’Burimi më i mundshëm i këtij sulmi kimik janë shtetet që, që prej fundit të viteve ’90 dhe aktualisht, kryejnë kërkime intensive për substancat e projektit ‘Noviçok”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova.

‘’Këto shtete janë Britania e Madhe, Sllovakia, Republika Çeke dhe Suedia. Në lidhje me SHBA-në duhet gjithashtu t’i drejtohet kjo pyetje’’, shtoi ajo.

Ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Margot Wallstrom reagoi në mënyrë të menjëhershme.

”Suedia hedh poshtë kategorikisht deklaratat e papranueshme dhe të pabazuara të zëdhënëses ruse të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas së cilës agjenti nervor i përdorur në Salisbury mund të kishte ardhur nga Suedia”, shkruan ajo në Twitter.

”Rusia duhet fillimisht t’i japë përgjigje pyetjeve të Britanisë së Madhe’’,- shtoi ajo.

Autoritetet çeke dhe sllovake hodhën poshtë gjithashtu këto akuza.

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Tahiri-Habilaj’/ U zbulua vetëm maja e ajsbergut. Së shpejti do tronditet politika shqiptare

Top Channel ishte i pari që publikoi dosjen e Katanias, 416 faqe...
Read More