Sugjerime për ngjyrën e flokëve? Këto 9 transformime të Jolie janë ideale për pamjen tuaj!

Ndryshimi i ngjyrës së flokëve nuk është i lehtë për të gjithë. Është një vendim që nuk merret menjëherë, edhe pse ka nga ato vajza që guxojnë dhe nuk mendohen gjatë. Megjithatë, të kalosh nga një nuancë tek tjetra, do shumë punë e siguri. Nga bjonde brune apo nga brune bjonde, e rëndësishme është që të ndihemi komfort me atë çka do të rezultojë në fund.

0-1

Picture 1 of 8

Referohemi më së shumti tek VIP-at, kur vjen puna tek takimi i radhës me estetisten. Kemi gjithmonë një shembull, për të shpalosur më mirë idetë që kemi krijuar në kokë. Femrat që kanë eksperimentuar me ngjyrën e flokëve nuk ajnë të pakta, ashtu sikurse nga ana tjetër disa prej tyre kanë luajtur pak a shumë me po të njejtën bazë. Një nga bukuritë e pakrahasueshme hollivudiane është edhe Angelina Jolie, e cila ka kaluar disa transformime ndër vite, për sa i përket pamjes së jashmte.

Jemi mësuar ta shohim më shumë në versionin brune, por për disa kohë Jolie u shndërrua në bjonde platin, për t’iu rikthyer më pas versionit të nuancës çokollatë. E kemi parë të përdorë edhe tone më të errëta, ndërsa sot Angelina mbart të zezën e errët, duke na lënë në mëdyshje se cila do të jetë zgjedhja e radhës. Më poshtë do të gjeni disa nga transformimet më të dukshme të aktores, që njëkohësisht vlejnë edhe si sugjerime për të gjitha vajzat që dëshirojnë të ndërrojnë pamje për disa kohë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Fuqia e një marrëveshjeje bërthamore

Nëse marrëveshja bërthamore me Iranin kolapson, do të ketë pak arsye për...
Read More