Sugjerohet se Izraeli ka pasur kontakte sekrete me sauditët

Një ministër izraelit ka sugjeruar se Izraeli ka pasur kontakte sekrete me Arabinë Saudite dhe vendet e tjera arabe, lidhur me shqetësimet e tyre të përbashkëta për Iranin. Ky është qartazi pranimi i parë nga një zyrtar i lartë për veprimet e fshehta.

Ministri i energjisë i Izraelit, Yuval Steinitz, këtë deklaratë e bëri gjatë një interviste me Radion Ushtarake të Izraelit, por ai nuk e ka specifikuar natyrën e kontakteve.

“Ne kemi lidhje që me të vërtetë janë pjesërisht të fshehta, me shumë vende arabe dhe myslimane dhe zakonisht, ne jemi palë që nuk jemi të turpëruar”, tha Steinitz.

“Është pala tjetër që është e interesuar për mbajtjen e kësaj në heshtje. Për ne, zakonisht, nuk ka problem, por ne e respektojmë dëshirën e palës tjetër, kur lidhjet zhvillohen, nëse kemi të bëjmë me Arabinë Saudite, ose me vendet e tjera arabe apo myslimane, ne e mbajmë atë sekrete”, tha ky ministër izraelit.

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk ka bërë komente të menjëhershme.

Arabia Saudite, po ashtu, nuk ka bërë komente lidhur me deklaratat e ministrit izraelit, Yuval Steinitz.

Shkruar Nga
More from Revista User

A po ju pengon dhoma e gjumit të flini?

Mund të keni shpenzuar në një dyshek të shtrenjtë, qirinj ndriçues apo...
Read More